Osmani: Shqipëria ka të drejtë të vazhdojë e vetme procesin e integrimit në BE

Shkup, 3 janar 2022 – Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani ka deklaruar se Shqipëria ka të drejtë të kërkojë shkëputjen nga Shkupi për të ecur e vetme drejt integrimit në BE.

Ai ka thënë se deklarata e kryeministrit Edi Rama se do të kërkonte një gjë të tillë, është e drejtë e Tiranës, megjithëse nuk është mbështetur plotësisht.

“E kam dëgjuar fillimisht deklaratën dhe ai tha: ‘Do të pyesim qytetarët nëse mendojnë se nëse nuk tërhiqet vetoja bullgare për 6 muaj”. Nëse Shqipëria do të kërkojë shkëputje nga Maqedonia, do të thotë konsultim me qytetarët për atë çështje, jo vendim që Shqipëria do të kërkojë të vazhdojë më vete”, është shprehur Osmani.

Sipas tij, me dinamikën rajonale do të fitojnë të dyja vendet, por Shqipëria ka të drejtë të kërkojë të ecë e vetme, sepse procesi është formalisht individual.

“Mendoj se me dinamikën rajonale do të fitojnë të dyja vendet, ndaj mendoj, nëse ky është një argument plus, të bindë qytetarët shqiptarë, qeverinë shqiptare, se qasja informale rajonale është në interes të të dy vendeve dhe të rajonit. Por, Shqipëria ka të drejtë të kërkojë një gjë të tillë, sepse procesi është i tillë, formalisht individual”, ka thënë Osmani, citon Panorama.

(r.m.)