Osmani takon sot krerët e partive, do të diskutohet për rekomandimin për shtyrjen e zgjedhjeve

Prishtinë, 13 shtator 2021 – Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ftuar për sot një takim konsultativ me liderët e partitë politike, për të diskutuar lidhur rekomandimin për shtyrjen e zgjedhjeve locale të 17 tetorit.

Sipas ftesës që u është dërguar partive politike, në këtë takim do të diskutohet për rekomandimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës qëkëto zgjedhje të shtyhen në mënyrë që të parandalohet përkeqësimi i mëtejmë i situatës epidemiologjike.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Sh.S., Vjosa Osmani- Sadriu ju fton në takim konsultativ për ta diskutuar opinionin profesional dhe rekomandimin e Task Forcës së Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës lidhur me ndikimin e procesit zgjedhor në situatën epidemiologjike në vend”, thuhet në ftesën e Zyrës së Presidentes Osmani.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, përmes një letre drejtuar presidentes Osmani, ka rekomanduar shtyjen e zgjedhjeve, me arsyetim segrumbullimet dhe tubimet publike gjatë fushatës zgjedhore dhe gjatë procesit zgjedhor përbëjnë rrezik për përkeqësimin e situatës epidemiologjike të kosonavirusit.

“Rekomandojnë shtyrjen e procesit zgjedhor, përkatësisht ndalimin e aktiviteteve publike, grumbullimet e qytetarëve dhe tubimet publike të të gjitha llojeve dhe natyrave pa përjashtim, deri në vlerësimin epidemiologjik të radhës”, thuhet në letrën që IKSHPK-ja ia ka dërguar presidentes Osmani.

Ky rekomandim kahasur në reagime të ashpra të partive opozitare në vend. Të tri partitë opozitare në parlament – Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e kanë akuzuar Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike se është vënë në shërbim të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje.

Liderët e këtyre partive, si edhe të partive të tjera që do të marrin pjesë në garën përpushtetin lokal, e kanë cilësduar këtë si përpjekje të Lëvizjes Vetëvendosje për minimin e demokracisë.

(r.m.)

Comment

*