Pa Kosovën nuk ka samit rajonal

Dështoi Samiti i presidentëve dhe qeverive të Evropës Juglindore ne Ohër – Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, të mërkurën pasdite në një dalje para mediave ka njoftuar edhe zyrtarisht se Samiti i Ohrit nuk do të mbahet – Fillimisht presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani tha se nuk do të merrte pjesë për shkak të mos ftesës së presidentes kosovare Atifete Jahjaga, kurse të mërkurën mos prezencën për arsye të njëjta e deklaroi edhe presidenti kroat Ivo Josipoviq

 

Zejnulla Veseli

Shkup, 30 maj – Injorimi që Maqedonia i bëri Kosovës për të marrë pjesë në Samitin rajonal të presidentëve të Evropës Juglindore dhe bojkoti i katër vendeve fqinje në shenjë solidarizimi për shkak të mos ftesës së presidentes Atifete Jahjaga ka detyruar presidentin e Maqedonisë Gjorgji Ivanov ta anulojë samitin që duhej të mbahej me 1 dhe 2 qershor në Ohër. Duke arsyetuar vendimin e marrë për anulimin këtij Samiti, presidenti i Maqedonisë fajësoi shtetet fqinje dhe s e nuk do të lejojë që në kurriz të shtetit të tij të ndeshen paragjykimet e vjetra ballkanike.

“Për fat të keq, komplekset dhe paragjykimet e vjetra ballkanike përsëri u ringjallën në vigjilje të Samitit. Nuk do të lejoj që në kurriz të Maqedonisë të ndeshen paragjykimet e vjetra ballkanike dhe të bëhen pazare me interesat e vendeve të Ballkanit dhe për këtë dënimin ta paguaj Maqedonia. Sfidat zgjidhen me dialog dhe jo me bojkot”, ka thënë Ivanovi, para gazetarëve dy ditë para mbajtjes së Samitit.

Vendimi për anulimin e Samitit vjen menjëherë pasi presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani e anuloi pjesëmarrjen e tij në samit në shenjë solidarizimi për mungesë të ftesës që presidenti Ivanov nuk ia kishte bërë edhe presidencës së Kosovës.

“Mungesa e ftesës së për presidenten e Kosovës Atifete Jahjaga, bie në kundërshtim me parimin e ndërtimin të marrëdhënieve të mira ndër fqinjësore  si parakusht i integrimeve evropian. Përfaqësimi i Kosovës në çdo nismë rajonale dhe ndërkombëtare dhe mbi bazën e barabarësisë dhe është në frymën e respektit të subjektivitetit dhe pavarësisë së secilit shtet”, thuhet në komunikatën e zyrës së presidentit të Shqipërisë dërguar mediave. Në vazhdim të komunikatës thuhet se Presidenca e Shqipërisë është prekur thellë që presidenti i Maqedonisë ka refuzuar t’i dërgon ftesë edhe presidencës së Kosovës për të marrë pjesë në Samit.

Njëkohësisht përveç presidentit të Shqipërisë edhe presidenti i Kroacisë Ivo Josipoviq, në shenjë solidarizimi për shkak  mungesës së presidencës së Kosovës, ka anuluar pjesëmarrjen e tij në samitin e Ohrit që parashihej të mbahej këtë fundjavë në Ohër. Përmes zëdhënësit të tij, Josipoviq ka informuar presidentin e Maqedonisë se e bojkoton samitin pasi që është i mendimit se synimi i tubimeve rajonale është bashkëpunimi dhe përfshirja e të gjitha shteteve nga rajoni në këtë bashkëpunim.

“Kroacia mbetet e përkushtuar ndaj politikës së bashkëpunimit rajonal, solidarizimit dhe mbështetjen e plotë për të gjitha vendet e rajonit dhe proceseve të tyre për të përparuar drejt anëtarësimit në BE”, thuhet në shpjegimin e presidentit kroat.

Ndërkohë  ftesës zyrtare nga ana e presidentit të Maqedonisë iu përgjigjen negativisht dërguar president i Bullgarisë dhe Greqisë, duke e anuluar pjesëmarrjen e tyre në Samit, i pari  për shkak të politikës jo të mirë ndër fqinjësore që Maqedonia po e udhëheq me Bullgarinë  si dhe i dyti  kontesti me emrin që Maqedonia e ka me Greqinë.

Paraprakisht mediat në Kosovë dhe Maqedoni shkruanin se mos dërgimin e ftesës që edhe Kosova të merr pjesë në Samitin e Ohrit e fajësojnë presidentin e Maqedonisë për shkak se krerët e Serbisë dhe Bosnjës gjoja atij i janë kërcënuar presidentin Ivanov se nëse fton edhe presidentet Jahjaga atë do të bojkotojnë pjesëmarrjen e tyre në këtë eveniment.

Mirëpo këtë arsyetim nga ana e kabinetit të presidentit të Maqedonisë, zëvendës kryeministri i Serbisë përmes një deklarate të lëshuar për gazetarët ne Beograd ka demantuar presidentin Ivanov se Maqedonia është ajo që nuk e do Kosovën në Ohër e jo Serbia duke  sqaruar se vendimi është marrë nga vetë presidenca e Maqedonisë.

“Vendimi e ka marrë organizatori i Samitit gjegjësisht presidenti i Maqedonisë Ivanov. Serbia nuk ka kërkuar që Kosova të mos ftohet në këtë Samit”, ka thënë të martën para gazetarëve të Beogradit zëvendëskryeministri i Serbisë Vuqiç.

Ndaj injorimit që Maqedonia po i bënë Kosovës duke mos e ftuar presidenten Atifete Jahjaga në Samitin për bashkëpunim në Evropën Juglindore, ka reaguar edhe shefja e misionit të bashkimit evropian, ambasadori Vensan Dezher duke kërkuar nga presidenti Ivanov që edhe Kosova deri në datën e mbajtjes ta sheh dhe Kosovën si pjesëmarrëse në Samitin e Ohrit.

“Duke pasur parasysh frymën evropiane, dëshirojmë të shohim edhe këtë moment pozitiv, që kjo pjesëmarrje është përfshirë, pasi struktura e SEECP-së në një farë mënyre politikisht e kahëzon bashkëpunimin rajonal”, ka deklaruar ambasadori Dezher.

Ndryshe të shtunën dhe të dielën në Strugë dhe Ohër parashihej të mbahej konferenca e Presidentëve të shteteve të Evropës Juglindore, në organizmi të presidentit të Maqedonisë i cili në evenimentin në Ohër, zyrtarisht kishte ftuar presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishanin, at të Bullgarisë, Rosen Plevneliev, të Kroacisë, Ivo Josipoviq, të Moldavisë, Nikollae Timofti, të Malit të Zi, Filip Vujanoviq, të Rumanisë, Trajan Basesku, presidentin e Serbisë, Tomisllav Nikoliq, at të Sllovenisë, Borut Pahor si dhe kryesuesit të Kryesisë së Bosnjës së Hercegovinës, Nebojsha Radmanoviq dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Ahmet Davutogllu, ndërsa ka anashkaluar presidenten e Kosovës Atifete Jahjaga.

Si pjesëmarrës ose mysafirë special të këtij  evenimenti pritet të ishin kryesuesi i Asamblesë së Përgjithshme të OKB, Vuk Jeremiq, drejtori gjeneral i UNESCO-s, Irina Bokova, komisari i BE-së për bashkëpunim ndërkombëtar, ndihmë humanitare dhe reagim ndaj krizave, Kristalina Georgieva, përfaqësuesi special i Sekretarit të përgjithshëm të OKB për uljen e rreziqeve nga katastrofat, Margareta Uollstrom, përfaqësuesi special i SE-së dhe shefi i seksionit për iniciativa demokratike, Eladiot Fernandez Galiano.