PAI njofton për prishjen e koalicionit qeverisë me Lëvizjen Vetëvendosje

Prishtinë, 27 dhjetor 2021 – Partia e Ashkalinjve për Integrim (PAI) e ka prishur koalicionin qeveritar me Lëvizjen Vetëvendosje.

Këtë e ka bërë të ditur Gani Elshani nga ky subjekt politik.

Në një njoftim në Facebook, Elshani ka shkruar se një zëvendsministër dhe disa këshilltarë në Qeverinë Kurti janë larguar nga pozitat e tyre.

Elshani nuk ka thënë asgjë për daljenne PAI nga koalicioni qeveritar me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Njoftim: Për elektoratin e Partisë së Ashkalive për Integrim. Prishet kualicioni PAI me VV në nivel qëndror. Largohën nga detyra zv.ministri dhe Këshilltarët”, ka shkruar Elshani.

Ai e ka pëlqyer një komenti në postimin e tij, ku thuhej: “Mos thuj se ka shanca mu prish kjo qeveri”, duke e parë si mundësi reale prishjen e koalicionit qeverisës.

Partia e Ashkalinjve për Integrim e ka një deputet në Kuvendin e Kosovës, Bekim Arifin. Koalicioni qeverisë e ka shumicën në Kuvend edhe pa mbështetjen e deputetit të PAI.

(r.m.)

Comment

*