PAJTORJA E SHQIPTARËVE

Nga Visar Zhiti

555 vjet më parë në 25 prill Pajtorja e Shqiptarëve, Zoja e Këshillit të Mirë, Fugurja iku nga kisha e saj në Shkodër, rrëzë kalasë së famshme të Rozafës dhe u vendos në Itali, në një kishë afër Romës, në Genazzano…

Nuk do të duronte dot pushtimin pesë shekullor otoman, u shkëput mrekullisht nga muri i shenjtërores, që do ta shkatërronin ashtu si turqit edhe diktatura komuniste, por ajo prapë do të ringrihej. Ndërkohë nuk harrohej 25 Prilli i 1467-s, kur Zoja e Shkodrës kishte fluturuar me krahë engjëjsh dhe kishte mbërritur në kishën në ndërtim e sipër në Genazzano.

Lajmi u përhap në të gjithë Italinë. Iku se nuk duronte dot pushtimin, por dhe që t’i kujtonte Europës që matanë detit Adriatik është një popull që derdhi gjakun për Europën dhe lëngon në robëri…

Falë mrekullive sot ai është vend pelegrinazhi, vijnë jo vetëm shqiptare, por dhe nga gjithë Italia dhe bota.

Shenjtja Nënë Tereza aty lutej gjithmonë para vizitave në Shqipëri. Ne kemi parë dhe letrën e saj, ku kërkonte kthimin e Zojës në Shkodër, andej nga kishte ardhur… si sot para 555 vjetësh.

Kisha “Zoja e Keshillit të Mirë” në Shkodër

Comment

*