Palmer: Dialogu Kosovë – Serbi duhet të përfundojë me njohje reciproke

Prishtinë, 1 qershor 2021 – Zëvendës-ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Mattheë Palmer, tha të martën në Prishtinë se njohja e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë qëllimi kryesor i dialogut mes dy shteteve.

“Sa i përket qëllimit përfunditar, ne vazhdojmë të besojmë se është njohja e ndërsjellë ajo që do ta lë pas këtë çështje dhe do të hapë rrugën drejt Evropës”, tha Palmer, në konferencën e përbashkët për media me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në Prishtinë.

Duke folur për kompromiset e mundshme që do të çonin drejt arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare, Palmer tha se u takon palëve të arrijnë pajtim për kompromiset e nevojshme

“Nuk është në dorën e SHBA-së që të identifikojë se cilat do të duhej të ishin kompromiset e nevojshme, parametrat e negociatave. Kjo nuk është as punë e mikut tim Lajçak. Kjo u takon palëve. Dialogu nuk udhëhiqet nga SHBA-ja e BE-ja, por udhëhiqet nga palët. Dialogu lehtësohet nga BE-ja dhe mbështetet nga SHBA-ja. Prandaj, u takon palëve të formësojnë dhe të pajtohen për parametrat e dialogut dhe të ndihmojnë që procesi të ecë përpara. Ne jemi këtu për të mbështetur, inkurajuar dhe avokuar teksa procesi ecën përpara”, tha Palmer.

Ndërkaq, sa i përket themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, Palmer tha se ky asociacion duhet të formohet ashtu siç janë marrë vesh palët.

“Forma se si duhet të bëhet Asociacioni është ajo se si do të dakordohen palët, pra Kosova dhe Serbia”, tha ai.

Palmer tha se Shtetet e Bashkuara e mbështesin fuqimisht dialogun dhe se do tëpërfshihet në mënyrë aktive në procesin e dialogut.

“SHBA-ja e përkrah fuqimisht dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Nenuk jemi palë, por jemi partner dhe jemi të përfshirë në mënyrë active, duke bashkëpunuar edhe me zotin Lajçak dhe me ekipin e tij, në mbështetje të arritjes së marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve. Ky ka qenë një qëllim afatgjatë i SHBA-së për dekada të tëra dhe pres me padurim që të vazhdojmë kontaktet e afërta me qeveritë në Kosovë dhe në Serbi dhe të arrijmë marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve”, tha Palmer.

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, mohoi të ketë thënë se Kushtetuta e Kosovës duhet të ndryshohet për të krijuar bazën ligjore përformimin e Asociacionit të Komunave Serbe.

“Ajo çfarë kamthënë është se kur arrihet një marrëveshje ndërkombëtare duhet të përfshihet në legjislacionin shtetëror. Kjo është ajo për çka palët mund të merren vesh në negociata dhe kjo është në duart e Prishtinës dhe Beogradit”, tha ai.

Lajçak konfirmoi se vizita e tij dhe Palmerit në Kosovë kishte qëllim të sigurohej takim i suksesshëm i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ai u shpreh optimist për procesin e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Kosovën, në Bashkimin Evropian.

“Do të ketë një samit të BE-së në muajin nëntor dhe këto platforma janë mundësi që të ecet përpara për Ballkanin, përfshirë Kosovën”, tha ai.

Palmer dhe Lajçak, gjatë qëndrimit dy-ditor në Kosovë, kanë takuar Presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti, si dhe udhëheqësit e LDK-së, PDK-së dhe Listës Serbe.

Presidentja Osmani ka thënë pas takimit se pret që bisedimet të përfundojnë me njohje të ndërsjellë, por duke respektuar integritetin territorial të Kosovës, rregullimin e brendshëm kushtetues e shtetëror dhe funksionalitetin e shtetit.

Kryeministri  Kurti ka thënë se bashkëpunimi mes SHBA-së dhe BE-së është i domosdoshëm për përfundimin edialogut me sukses.

Dy partitë opozitare shqiptare, PDK dhe LDK kanë kërkuar që Shtetet e Bashkuara të amerikës të kenë rolmë të madh dhe në dialogun me Serbinë dhe të emërojnë një përfaqësues special në këtë dialog.

(r.m.)