Palmer kërkon zgjedhje të lira e demokarike në Shqipëri

Tiranë, 6 prill 2021 – Zgjedhjet e 25 prillit por dhe ecuria e Reformës në Drejtësi dhe mbështetja ndaj saj kanë qenë në qendër të bisedimeve që Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetitv Mattheë Palmer, ka zhvilluar sot online me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, Kryeministrin Edi Rama,Kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe me drejtues të institucioneve të Drejtësisë dhe përfaqësues të shoqërisë civile në Shqipëri.

Ambasada amerikane në Tiranë njofton se Zëvendës Ndihmës Sekretari Palmer ka theksuar rëndësinë e roleve të tyre përkatëse, përfshirë edhe rolet institucionale të Presidenrit dhe Kryeministriit, ashtu siç përcaktohet në Kushtetutë.

”Institucionet dhe udhëheqësit politikë mbartin përgjegjësinë për t’u siguruar që zgjedhjet e ardhshme të jenë të lira dhe të ndershme, me rregulla që janë të paanshme, transparente dhe në kohë”, ka thënë ai.

Lidhur me Reformën në Drejtësi, zoti Palmer ka shorehur mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për zbatimin e saj, duke vërejtur përparimin domethënës që është bërë gjatë vitit të fundit.

Zoti Palmer, në tryezen me përfaqësues të institucioneve të drejtësisë, të shoqërisë civile dhe të medias, e ka vlerësuar reformën në drejtësi.

Drejtuesit e shtetit e të politikës në Shqipëri kanë shprehur përkushtimin e tyre për zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e demokracisë, mbrojtjes dhe biznesit.

Zëvendës Ndihmës Sekretari Palmer ka theksuar edhe rëndësinë strategjike të stërvitjes ushtarake Defender 21, e cila do të jetë stërvitja më e madhe ushtarake shumëpalëshe që zhvillohet në Ballkanin Perëndimor.

Pas takimeve, Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetitv Mattheë Palmer, ka bërë të ditur se nga bashkëbuseduesit e tij në tIranë ka kërkuar që zgjedhjet e 25 prillit të zhvillohen sipas standardeve demokratike dhe që të gjitha palët ta njohin rezultatin e zgjedhjeve.

”Pata bisedime të mira me Presidentin dhe Kryeministrin. Vlerësoj përpjekjet që janë bërë në Reformën në Drejtësi. Zgjedhjet të jenë sipas standardeve demokratike. Kam biseduar edhe me kreun e PD, Lulzim Basha. Të sigurohet që shqiptarët të kenë besim për rezultatin e tyre. SHBA është e përkushtuar të jetë partner i fortë i Shqipëridë. Jemi të përkushtuar për të ardhmen euroatlantike të Shqipërisë”, ka thënë Palmer.

(r.m.)

Comment

*