Edi Paloka: Azem Hajdari dhe Sali Berisha, pjesa më e mirë e historisë sonë

Kryetari i Këshillit Kombëtar në PD, Edi Paloka, përkujtoi sot Azem Hajdarin në 23 vjetorin e vrasjes së tij më një postim në facebook.

Sipas tij, Azem Hajdari dhe Sali Berisha janë pjesa më e mirë e historisë së Shqipërisë dhe shqiptarëve në 30 vite pluralizëm.

Paloka: 23 vite me pare ne humbem Azem Hajdarin ne nje pusi te ngritur nga bandat e pushtetit! Humbem nje nga luftetaret e vertete  per liri dhe te drejta, mbase te paperseritshem ne llojin e tij! Azemi eshte nje pjese thelbesore e historise se PD dhe pluralizmit ne Shqiperi. Azemi eshte shembulli me i qarte se liria dhe te drejtat fitohen ne beteja balle per balle, ne beteja te forta e te veshtira, qe mund te kerkojne dhe sakrifica sublime, por pa te cilat eshte e pamundur te fitohet. Azem Hajdari dhe Sali Berisha jane pjesa me e mire e historise sone, te historise se shqiptareve gjate ketyre 30 viteve pluralizem! Nderimi i kesaj historie nuk eshte thjeshte detyrim moral i yni, por detyrim ndaj vlerave dhe bazamentit te parimeve mbi te cilin duhet te ngrihet dhe e ardhmja e ketij vendi!Respekt e nderim!.

One Response to “Edi Paloka: Azem Hajdari dhe Sali Berisha, pjesa më e mirë e historisë sonë”

Read below or add a comment...

  1. Tom Gjergji says:

    Azem Hajdari dhe Sali Berisha nuk kane qenë një pendë qe që ka bashkëpunuar në mirëkuptim për drejtimin e PD-së. Saliu e ka shtypur Azemin dhe e ka parë si rivalin që mund t’i merrte kryesinë e partisë. Kjo shpuri drejt eleminimit fizik të Azemit, si po thonë shokët e ngushtë të tij. Azemi u largua me nder nga jeta, kurse Sali Berisha pas shpalljes “Non grata” prej DASH po e mbyll karierën politike me një fatkeqësi shumë të madhe nga e cila nuk e shpëton dot askush. Ai ka përgjegjësi të drejtpërdrejtë për mosdënimin e krimeve të komunizmit, për moskthimin e pronës tek pronarii vërtetë, për stimulimin e korrupsionit dhe të pasurimit të fisit të tij dhe të klanit të tij, për moskrijimin e shtetit ligjor, etj. Në të ardhmen kur të flitet për vlerat e Azem Hajdarit nuk do të përmendet Sali Berisha…

Comment

*