Paloka: PD s’është vula, dy zyra, 3 karrige, i keni bërë llogaritë pa demokratët!

Reagimi nga Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka:

Disa here ne keto vite, kundershtaret me te eger te PD , kane hedhur ne forma dhe me menyra te ndryshme , idene se ka ardhur koha qe PD te shperbehet. Me gojen e atyre qe paguhen nga Rama neper studio televizive, here pas here eshte permendur fakti qe te gjitha partite demokratike e antikomuniste qe u krijuan pas rrezimit te Murit te Berlinit ne Evropen Lindore, qenkan shperbere e si rrjedhoje ka ardhur koha qe nje fat te tille ta pesoje dhe PD ne Shqiperi!

Nuk ka nevoje te ve ne dukje qe keta sherbetore te mirepaguar te Rames , qe kerkojne prej kohesh shperberjen e PD , nuk kane permendur kurre, as edhe larg e larg, faktin qe partia ne krye te se ciles sot qendron Edvin Rama eshte partia me kriminale e ish-vendeve komuniste qe ju qendron si zgjedhe ne qafe shqiptareve prej 80 vitesh !
Po sigurisht qe prej tyre nuk mund te presesh gje tjeter. Ata nuk mund te na e falin qe i cuam baballaret e tyre ne halene e historise , ku e kane vendin.

Ajo qe eshte me se e rende e skandaloze, eshte se kete teze, vetem dy dite me pare e shprehen dy nga drejtuesit me te larte te PD. Njeri nuk e konsideroi percarjen e PD si nje fakt per tu shqetesuar, kurse tjetra , me qetesine me te madhe deklaroi se ne se kishte ardhur momenti qe PD te shkaterrohej atehere le te shkaterrohet…!

Pra sakrificat e qindra- mijera demokrateve ne vite ; Te atyre qe u ngriten ne dhjetor ndaj rregjimit me te eger komunist duke rrezikuar gjitheshka ; Te atyre qe edhe ne keto vite u perballen me dhune e burgje , u gjakosen e u vrane per te mbrojtur demokracine dhe PD si simbol te saj ne kete vend ; Te atyre qe u lane pa pune rrugeve e u persekutuan me te gjitha menyrat nga nje qeveri ç’njerezore e antishqiptare.

Te gjitha keto sakrifica pra, duhen hedhur poshte , duhen harruar e shkatrruar vetem sepse dikush qe nuk ka asnje lidhje me PD as ne histori e as ne emocion, dashka te mbaje nje karrige e nje zyre ne nje seli te boshatisur nga demokratet ?!!!

Kush e mendon kete te jete i bindur se i ka bere llogarite gabim. I ka bere pa demokratet. PD nuk eshte dy zyra, tre karrige e nje vule. PD eshte histori, gjak e sakrifica qe nuk shperbehen e shkatrrohen deri sa edhe nje demokrat te mbetet ne kembe!