Paloka: “Vota është zgjidhja për krizën që po kalojmë”

Tiranë, 12 nëntor 2021 – Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka ka reaguar përmes një statusi në facebook, pas deklaratave të sekretarit të përgjithshëm Gazment Bardhi lidhur me dorëzimin e firmave për Kuvendin Kombëtar.

Ai ka theksuar se kriza  në PD zgjidhet vetëm përmes votes.  

“Vota është në themel të demokracisë! Vota tregon dhe kush është shumicë apo pakicë e pakicës. Vota është dhe zgjidhja për situaten e krizës që po kalojmë. Gjithshka tjetër, ‘po’ është tallje me demokratët!”, ka theksuar ai.

Paloka ka thënë se anëtarëve të PD-së nuk u intereson se kush do ta drejtojë partinë, por presin që drejtuesit e partisë t’i udhëheqin drejt rikthimit të PD-së në pushtegt.

?Anëtarët e PD nuk kanë hallin se kush do të mbajë zyrat apo karriget në selinë e partisë ndërkohë që ata enden rrugëve nën goditjet e një qeverie e kryeministri monstër! Demokratët presin që drejtuesit e tyre t’i udhëheqin drejt rikthimit të PD në pushtet pasi të kemi rrëzuar këtë regjim antishqiptar e kjo nuk bëhet duke u fshehur”, shkruan Paloka.

Postimi i plotë:

Nuk zgjidhet kriza që po kalojmë as duke përsëritur pa fund sllogane pa vlerë e as duke rrotulluar para e mbrapa statutin për t’u fshehur. Po nuk pamë realitetin në sy, po nuk i dhamë zgjidhje problemeve tona, por vazhdojmë të fshihemi pas pikave e presjeve të statutit apo procedurave të sajuara, kjo do të thotë të tallesh me vullnetin, shpresën dhe dinjitetin e demokratëve.

Anëtarët e PD nuk kanë hallin se kush do të mbajë zyrat apo karriget në selinë e partisë ndërkohë që ata enden rrugëve nën goditjet e një qeverie e kryeministri monstër! Demokratët presin që drejtuesit e tyre t’i udhëheqin drejt rikthimit të PD në pushtet pasi të kemi rrëzuar këtë regjim antishqiptar e kjo nuk bëhet duke u fshehur.

Vota është në themel të demokracisë! Vota tregon dhe kush është shumicë apo pakicë e pakicës . Vota është dhe zgjidhja për situaten e krizës që po kalojmë. Gjithshka tjetër, “po” është tallje me demokratët!

(r.m.)