Pamje mahnitëse të Shqipërisë në videon e re të Shkurte Fejzës

Shkurte Fejza ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor.

Bilbili i këngës shqipe vazhdon të jetë shumë aktive në skenën muzikore shqiptare duke publikuar këngë e videoklipe të reja, shkruan GazetaExpress.

E fundit mban titullin ‘’Shqipëria bahçe e Zotit’’ , e cila krahas temës, vargjeve të veçanta dhe interpretimit fantastik të Shkurte Fejzës, mahnit edhe me videoklipin.

Në videon e këngës shfaqen pamje mahnitëse nga vendet e ndryshme të Shqipërisë duke u përshtatur me tekstin e shkruar nga vetë këngëtarja në bashkëpunim me Naim Gjoshin.

Ky i fundit është kujdesur edhe për muzikën dhe orkestrimin, ndërsa Shkurte Fejza vjen e mahnitshme dhe e kuruar si gjithmonë në çdo detaj edhe sa i përket pamjes së saj.