Papa: T’i çlirojmë njerëzit nga skllavëritë e reja

Kanë kaluar 230 vjet nga revolta në ishullin Santo Domingo, por edhe sot, forma të reja skllavërie prangosin miliona njerëz me zinxhirët e shfrytëzimit. Me një tweet, Papa Françesku i fton të gjithë të punojnë së bashku për t’i çliruar nga poshtërimi i skllavërive moderne

Marrë nga www.vaticannews.va

R.SH. – Vatikan

         Kremtohet sot Dita Ndërkombëtare për përkujtimin e tregtisë së skllevërve, caktuar nga Kombet e Bashkuara, për t’u kujtuar të gjithë popujve tagjedinë e skllavërimit të njeriut nga njeriu, por edhe ngjarjet e natës ndërmjet 22 e 23 gushtit 1791. Në ishullin Santo Domingo – sot, Haiti dhe Republika Dominikane – filloi revolta e udhëhequr nga gjenerali Toussaint Louverture, dikur skllav, që shënoi çastin e kthesës në betejën për zhdukjen e tregtisë transatlantike të skllevërve.

https://www.vaticannews.va/sq/bota/news/2021-08/nga-zhdukja-e-tregtise-se-sklleverve-ne-forma-te-reja-skllaverim.html

Skllavëria, krim i shëmtuar

         Revolta e udhëhequr nga gjenerali Louverture u kthye kështu, në aktin e parë të një sërë ngjarjesh, që çuan në fundin e një epoke të errët, në të cilën burrat, gratë dhe fëmijët bliheshin e shiteshin – afrikanë, që më pas shfrytëzoheshin si krahë pune në plantacionet e kafesë, pambukut dhe kallamit të sheqerit. Tregtia e skllevërve është akoma plagë e pashlyeshme në historinë e njerëzimit. Papa Piu II, në vitin 1462, e quajti “magnum scelus” (krim tejet i rëndë). Ndërsa gjatë vizitës në “shtëpinë e skllevërve”, në ishullin Gorée, në Senegal, në vitin 1992, Shën Gjon Pali II pati thënë: “Gjatë një periudhe të gjatë të historisë së kontinentit afrikan, burra, gra dhe fëmijë zezakë u sollën në këtë vend të vogël, shkëputur me forcë nga toka e tyre, ndarë nga të afërmit, për t’u shitur si mall… Ata burra, gra dhe fëmijë ishin viktima të një tregtie të turpshme”.

Forma të reja skllavërimi

         Asaj tregtie të turpshme i erdhi fundi, por sot, në gjithë botën, po përhapen forma të reja skllavërie. Papa Françesku e ka ngritur shpesh zërin për këtë. Në vitin 2014, gjatë ceremonisë për nënshkrimin e Deklaratës kundër skllavërisë nga krerët fetarë, Papa kujtoi se “skllavëria moderne vazhdon të jetë plagë mizore e pranishme në shkallë të gjerë”. “Skllavëria moderne – në formën e trafikimit të qenieve njerëzore, punës së detyruar, prostitucionit, trafikimit të organeve – është krim kundër njerëzimit”, pati theksuar Ati i Shenjtë. Vlerësohet se viktimat e formave të reja të skllavërisë arrijnë përtej 40 milionëshit. Një shifër, tri herë më e lartë se ajo e tregtisë së dikurshme të skllevërve.

Comment

*