Papunësi dramatike e të rinjve në Greqi

Sipas të dhënave të fundit për tregun e punës shkalla e papunësisë së të rinjve ka arritur një nivel të ri rekord prej 27 për qind. Gati dy të tretat të rinjve grekë nuk kanë punë.

Sindikatat dhe ekspertët paralajmërojnë për pasojat sociale të papunësisë rekord. Në rast se para krizës, të rinjtë grekë ankoheshin duke folur me hidhërim për pagat e ulëta dhe e quanin veten brez i “1000-Euroshave”, kjo situatë tani duket si një pothuajse si parajsë, sepse sot më shumë se 60 për qind të rinjve grekë janë të papunë.

Ilias Katsoulis, publicist dhe profesor për sociologji dhe shkenca politike në Universitetin e Athinës, ka analizuar dhjetë vitet e fundit, përmbysjet dhe reformat në tregun grek dhe ndërkombëtar të punës. Konkluzioni i tij është befasues:
Ilias Katsoulis

“Një brez i tërë njerëzish të rinj të arsimuar ndjehen të vënë mënjanë, veçanërisht pasi shumë prej tyre janë të papunë afatgjatë. Kjo rezulton në një rreth vicioz: pikërisht në krizë shoqëria jonë ka nevojë urgjente për këta njerëz. Por ajo u ofron atyre pak mundësi për të përdorur aftësitë e tyre, gjë që e thellon krizën. Shumë prej tyre nuk kanë zgjidhje, përpos se për të shkuar jashtë vendit dhe kjo është një gjë e mirë. Ne përfitojmë nga kjo, sepse më shumë prej emigrantë grekë kthehen dikur përfundimisht dhe sjellin ekspertizën dhe përvojën e tyre.” – mendon Katsoulis.

Studimet ndërkombëtare kanë treguar se vendet e origjinës së emigrantëve përfitojnë prej lëvizshmërisë së tyre po aq sa vendet ku ata emigrojnë, thotë profesor Katsoulis. Shumë komentatorë në Greqi mendojnë megjithatë ndryshe, dhe vajtojnë “rrjedhjen e trurit” të grekëve të rinj drejt Evropës Veriore, SHBA-së dhe vendeve arabe. Ndër të tjera ata ngrenë edhe problemin e financimit të pensioneve.
Ne pritje të avionit

Faktin që deri tani në Greqi nuk ka pasur ndonjë revoltë sociale ekspertët e lidhin me lidhjen e fortë dhe tradicionale të familjeve greke. Në Greqi konsiderohet ende si e vetëkuptueshme që anëtarët më të vjetër të e familjes i mbështesin financiarisht fëmijët dhe nipërit e mbesat, nëse kjo është e nevojshme. Por bujaria po përplaset ndërkohë me kufijtë e realitetit, beson gazetari ekonomik nga Athina Babis Papadimitriu.

Të dhënat e fundit të tregut të punës tregojnë se papunësia e regjistruar është rritur dhjetëfish në grupmoshën 65 + brenda vetëm pesë vjetësh, shpjegon ai. Kjo do të thotë se gjithnjë e më shumë grekë duan të punojnë edhe pse janë në moshën e pensionit në mënyrë që të mund të kontribuojnë për mbështetjen e familjes, thotë Babis Papadimitriu në radiostacionin SKAI:

“Fakti që kaq shumë njerëz mbi 65 vjeç duan të punojnë, reflekton një ndryshim në mentalitet në shoqërinë greke. Unë nuk do të thosha se kjo është pozitive, por kjo tregon seriozitetin e situatës. Një trend i ngjashëm vërehet edhe tek gratë që deri tani i përkushtoheshin vetëm familjes. Edhe ato tregojnë interes në rritje për punësim, sepse ndryshe nuk e përballojnë dot jetesën”, – sqaron Papadimitriu.
***Achtung: Nur zur mit Ilias Katsoulis abgesprochenen Berichterstattung verwenden!*** Ilias Katsoulis, Soziologe in Griechenland *** privates Bild 2012

Si qeveria tri partish nën drejtimin e kryeministrit konservator Antonis Samaras, si Komisioni Evropian premtojnë se do të lehtësojë qasjen në tregun e punës, sidomos për grekët e rinj. Në një hap i parë, qyteteve dhe qytezave do t’u akordohen që këtë vit fonde nga BE-ja në vlerë prej 450 milionë euro që të financojnë të paktën 100.000 kontrata pune me afat të kufizuar për të rinjtë e papunë. Megjithatë, shumë grekë janë skeptikë se kjo masë do të ketë sukses, sepse grekët tradicionalisht janë të rezervuar sa u përket masave që marrin institucionet qeveritare.
(Jannis Papadimitriou / Pandeli Pani)