Parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale në Durrës

Finalizohet nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Durrës, operacioni policor i koduar “Misioni”

Knid Ndrenika

Policia në Durrës njoftoi se përfundoi operacionin e koduar “Misioni” me rezultat arrestimin në në flagrancë të 3 shtetasve.

Dy nga këta shtetas kanë qenë me precedentë të theksuar kriminal në fushën e krimeve ndaj personit dhe pronës, shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe armëmbajtjes pa leje.

Policia theksoi se të tre të arrestuarit dyshohet se do të kryenin një vrasje, kundrejt pagesës.

Në operacion u sekuestruan 3 pistoleta me fishekë në fole dhe 1 mitraloz me fishekë në fole, gati për qitje, municion luftarak, vlera monetare dhe sende të tjera.

“Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet u gjetën: 3 armë zjarri pistoletë me fishekë në fole, 1 armë zjarri mitraloz me fishekë në fole gati për qitje, municion luftarak, 2 laptopë, 9 telefona celularë dhe 1600 euro, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin”-saktësoi policia e Durrësit.

Sipas Shërbimeve të Komisariatit të Policisë Durrës dhe strukturat hetimore vendore në bazë të informacioneve të siguruara, u organizua puna dhe u përfundua me sukses operacioni për rritjen e parametrave të sigurisë në qytet, kapjen e personave në kërkim ose atyre që disponojnë armë zjarri me vete,

Të arrestuarit janë Aldi Mustafa, 35 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, i dënuar më parë me 10 vite burg, në Gjermani;

Uran Zyka, 40 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Kanosja”. Të dy këta shtetas janë me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimeve ndaj personit dhe Tahir Gjinika, 33 vjeç, banues në Durrës.

Këta shtetas qarkullonin në lagjen nr.15, Durrës, me mjetin tip “BMW”, me drejtues shtetasin Aldi Mustafa.

“Në momentin e ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, të tre shtetasit kanë tentuar të largohen duke goditur mjetin e shërbimit të Policisë dhe duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë që ishin në operacion, por nuk kanë mundur dot pasi janë bllokuar nga mjete dhe shërbime të tjera të Policisë”-tha policia.

Strukturat hetimore të Policisë dhe Prokuroria e Durrësit vazhdojnë intensivisht punën për zbardhjen e plotë të këtij rasti dhe prokuoria ndërkaq mori të gjithë materialet për veprat penale “Armëmbajtje pa leje”.

eprat penale “Armëmbajtje pa leje”.

Comment

*