Parlamenti i Greqisë e rrëzoi mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë

Athinë, 27 janar 2023 – Parlamenti i Greqisë e rrëzoi të premten mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë, inicuar nga partia  opozitare Syriza. 156 deputetë votuan kundër rrëzimit, 143 votuan pro, ndërsa deputeti i pavarur Christos Patsis nuk mori pjesë në votim.

Seanca në të cilën u diskutua rreth mocionit të mosbesimit zgjati 34 orë, kështu që u bë një nga seancat më të gjata në historin ë parlamentit grek. Debati përfundoi me ekspozeun e kryeministrit Kyriakos Mitsotakis, i cili drejtoi akuza të shumta në adresë të liderit të opozitës greke, Alexis Tsipras.

Lideri i partisë më të madhe opozitare, Tsipras, paraqiti mocion mosbesimi ndaj qeverisë konservatore, pasi e ekuzoi kryeministrin Mitsotakis për “orkestrim të përgjimeve masive ndaj zyrtarëve qeveritarë apo edhe kundërshtarëve të qeverisë”.

Nën hijen e skandalit që tronditi qeverinë verën e kaluar, Tsipras i kërkoi Autoritetit për Sigurimin e Privatësisë së Komunikimit të tregojë nëse janë përgjuar Shërbimi Informativ i Greqisë, disa qeveritarë apo zyrtarë, pas publikimeve të ndryshme në disa mediat të vendit.

Pasi mori konkluzionet e një hetimi të veçantë të kryer nga ky autoritet, në bazë të arkivave të kompanive telefonike, lexoi emrat e të përgjuarve në parlament duke theksuar se qeveria dhe kryeministri kanë shkelur Kushtetutën dhe e kanë vënë në rrezik demokracinë në Greqi.

Qeveria dhe Kryeministrit mitsotakis e kanë mohuar skandalin e përgjimeve.

(Sipas Gazetës Shqitare)