Partia Demokrate Amerikane feston pavarësinë e Kosovës

Tom Perez, kryetar i Komitetit Kombëtar Demokratik, ka lëshuar në emër të Partisë Demokrate në SHBA, deklaratën me rastin e pavarësisë së Kosovës

WASHINGTON D.C: Thomas(Tom) Edward Perez është një politikan dhe avokat amerikan Kryetari i Komitetit Kombëtar të Partisë Demokrate në SHBA, që nga shkurti 2017.

Perez më parë ishte Ndihmës i Prokurorit të Përgjithshëm për të Drejtat Civile (2009–2013) dhe Sekretari i Punës (Secretary of Labor) i Shteteve të Bashkuara (2013-2017).

Ai në 12 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, në emër të DNC shkruan se sot, demokratët amerikanë bashkohen me njerëzit në të gjithë botën, sidomos me shqiptaro-amerikanët, në Shtetet e Bashkuara, për të festuar pavarësinë e Kosovës, njofton Bota sot nga New York.

Në mesazh përshëshëndetjen që ka siguruar gazeta jonë thuhet : Jemi krenarë për rolin e Amerikës, në mbështetje të paqes, begatisë, dhe demokracisë në Ballkan, gjatë mbarë shekullit të kaluar. Shtetet e Bashkuara, nën udhëheqjen e Presidentit Woodroë Wilson, luajtën një rol kritik me ndihmën për të ruajtur sovranitetin dhe integritetin territorial të Shqipërisë”.

Në këtë mesazh përshëndetje Perez, kujton se në 1999, SHBA, ishin ato që udhëhoqën me sukses një mision të NATO-s për të ndaluar spastrimin etnik të Kosovës.

Kur lufta mbaroi, thuhet në këtë mesazh ne mbështetëm krijimin e shtetit të pavarur, shumë etnik, e demokratik të Kosovës. Dhe, ashtu si është shprehur më pare edhe ish-Presidenti Barack Obama, : “Kosovarët kanë një popull plot optimizëm, energji dhe vendosmëri”.

Ata( populli i Kosovës) janë të vendosur që të vazhdojnë të ngrihen më lart, si demokracia më e re në Europë. Ne premtojmë mbështetjen tonë të pakursyer për përpjekjet e tyre.

Po ashtu Komiteti Kombëtar Demokratik I SHBA, thotë : “Ne gjithashtu nderojmë amerikanët me rrënjë shqiptare të cilët festojnë pavarësinë e Kosovës dhe që punuan pa u lodhur për ta kthyer ëndrrën në realitet. Emigrantët shqiptarë, ashtu si shumë të tjerë përpara tyre, kanë përqafuar Shtetet e Bashkuara dhe kanë kontribuar në mënyrë të konsiderueshme në komunitetet ku jetojnë në mbarë vendin.”

Duke permendur me këtë rast edhe rolin e kontributin edhe të shqiptarëve të Amerikës, Thomas(Tom) Perez Kryetari i Komitetit Kombëtar të Partisë Demokrate në SHBA, potencon se : “Nga punëtorët e unioneve në New York, te pronarët e bizneseve të vogla në Michigan, te artistët frymëzues të skenës në rangun kombëtar, shqiptaro-amerikanët kanë pasuruar mozaikun që njihet si Shtetet e Bashkuara”.

Në fund duke uruar 12 Vjetorin e Pavarësisë së Shtetit të Kosovës, Komiteti Kombëtar i Partisë Demokrate në SHBA, thotë se : “ Ne urojmë një marëdhënie të fortë dhe të vazhdueshme mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës”.