Partia Konservatore britanike pret fitoren e Partisë Demokratike në Shqipëri

Tiranë, 19 prill 2021 – Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e nisi këtë të hënë me një komunikim online me kryetaren e Partisë Konservatore Britanike të kryeministrit Johnson dhe me këshilltarin e bordit të tregtisë në Britani, Daniel John Hannan, të cilët i njohu me ecurinë e fushatës zgjedhore dhe me ofertën e PD-së dhe të opozitës për votuesit shqiptarë.

Basha tha se fushata e Partisë Demokratike përqendrohet në problemet e shumta që ka sot vendi, pas 8 viteve të keqqeverisjes dhe ngecjes. Ai theksoi se fushata fokusohet nënevojën për ndryshim që do të sigurojë rritje ekonomike e tëmirëqenies dhe 1të ecim të sigurt drejt anëtarësimit në BE.

“Ne kemi marrë që nga fillimi vendimin për të filluar një fushatë pozitive që përqendrohet në problemet e vendit dhe në zgjidhjet e këtyre problemeve. Pas 8 viteve të qeverisjes socialiste që ka premtuar shumë por nuk ka bërë asgjë dhe e ka lënë vendin në vendnmëro në çdo fushë, te gjithë kerkojnë ndryshim. Dhe kjo është bërë motoja jonë: nevoja për ndryshim, bashkimi për ndryshim përmes së cilës ne do të jemi në gjendje të garantojmë rritje ekonomike, prosperitet dhe të ecim të sigurt drejt anëtarësimit në BE. Ju po përballeni në Britaninë e Madhe me numrin më të madh të shqiptarëve që emigrojnë në MB në 8 vitet e fundit. Kemi humbur gjatë 8 viteve të fundit rreth gjysmë milioni bashkëqytarë në një vend me 3 milion, kjo është absolutisht katastrofë”, tha Basha.

Ai u shpjegoi drejtuesve të konservatorëve britanikë se plani i Partisë Demokratike ka në thelb përmirësimi e klimës së biznesit, aplikimin e taksës së sheshtë prej 9 për qind dhe uljen e taksave gjë që do të ndikojë në veçanti në qëndrueshmërinë e  ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

Basha ka thënë se garantimi i sundimit të ligjit, klima miqësore e biznesit, taksa e sheshtë dhe aftësimi i fuqisë së re punëtore do të shtojjë interesin e investitorëve perëndimorë për investime në Shqipëri, gjë që do të reflektohet me hapjen e vendeve të punës për të rinjtë dhe perspektivën e tyre në Shqipëri.

Kryetarja e konservatorëve britanikë, Amanda Milling, uroi që Partia Demokratike të fitojë në zgjedhjet e 25 prillit dhe Basha të shkojë për vizitë në Londër sapo të zgjiidhet Kryeministër.

“Jam shumë e kënaqur që dëgjoj se bashkëpunimi ynë midis partive tona ka mundësuar marrëdhënie më të mira mes nesh dhe ka patur një impakt pozitiv për vendin tuaj. Unë e mirëpres gjithmonë shkëmbimin e eksperiencave midis nesh, pasi kemi mundësi të mësojmë nga njëri-tjetri. Të urojmë fitoren dhe të presim si kryeministër në Londër”, Amanda Milling.

Ndërsa këshilltari bordit të tregtisë në Britani, Daniel John Hannan, tha se Shqipëria ka potencial zhvillimi, por këtë e ka penguar keqmenaxhimi. Edhe ai uroi që Partia Demokratike të dale fituese ne zgjedhjet e 25 prillit dhe Shqipëria të rimarrë orientimin perëndimor.

“Jam shumë i inkurajuar nga optimizmi juaj, sepse u binda edhe vetë herën e fundit që isha në në Tiranë se Shqipëria është një vend me një potencial shumë të madh, i cili thjesht është menaxhuar keq për një kohë të gjatë. Ti e the vërtet shumë bukur. Më lejoni që ta shfrytëzoj këtë moment për t’ju uruar gjithë suksesin e mundshëm. Dhe do të thosha mezi pres të të shoh përsëri në Shqipëri, por edhe më shumë se kaq. Pres me padurim t’ju mirëpresim në Londër si kryeministër i një Shqipërie të lire, me ekonomi të lirë dhe me me një orientimin perëndimor. Ndaj për të gjithë ju, forca deri në 25 prill dhe gjthë suksesin e mundshëm”, u shpreh Daniel John Hannan.

(r.m)

Comment

*