Partia Socialiste zyrtarizon kërkesën për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta

Tiranë, 3 maj 2021 – Në Shqipëri, një grup deputetësh të Partisë Socialiste i kërkuan parlamentit shkarkimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, njoftoi se kërkesa është firmosur nga 50 deputetë, pas vlerësimit se Ptresidenti e ka shkelur Kushtetutën.

“Kërkesa e deputetëve i plotëson të gjitha kushtet e nevojshme për t’u shqyrtuar nga Kuvendi, i cili e ka sovranitetin e duhur për të ushtruar mandatin e tij deri më 8 korrik”, tha Balla, në një konferencë përmedie, pas mbledhjes së konferencës së kryetarëve.

Sipas deputetëve socialistë, Presidenti Meta, në daljet e tij publike, nuk e ka garantuar unitetin e popullit dhe nuk e ka “moderuar” konfliktin politik në vend, por, përkundrazi, siç thuhet në arsyetimin  e kërkesës, “e kanxitur atë”

“Z. Ilir Meta para, gjatë dhe pas periudhës së fushatës zgjedhore 2021, me veprimet, sjelljet dhe mesazhet e dhëna në publik nuk ka garantuar unitetin kombëtar, nuk ka moderuar konfliktin politik, por përkundrazi e ka nxitur atë në terma të tilla, të cilat sollën si pasojë daljen e organizuar të militantëve të parive politike në rrugë duke terrorizuar qytetarët dhe duke kufizuar lirinë e tyre të lëvizjes si dhe lirinë personale, deri në kryerjen e konflikteve me armë dhe humbjen e jetës së një personi dhe plagosjen e disa të tjerëve, përfshirë vënin në rrezik të jetës së efektivëve të FA”, thuhet ndër të tjera në arsyetimin e kërkesës për shkarkimin e Metës.

“Vargjet e thirrjeve luftarake dhe përdorimi i epiteteve të dhunës, vetëgjyqësisë janë mesazhe të qartë ë Kreut të Shtetit drejt popullit, i cili prej tij priste shmangien e kofliktiot jo nxitjen e tij, shmangien e dhunës jo motivimin e saj si një akt patriotic”, thuhet në kërkesë.

Kërkesa e socialistëve do të shqyrtohet në komisionin e ligjeve të Kuvendit dhe më pas mund të ktijohet një komision hetimor.

Kjo është hera e dytë që deputetët e Partisë Socialiste kërkojnë shkarkimin e Presidentit Meta. Herën e parë, socialistët hoqën dorë nga nisma për shkarkim, pas opinionit të Komisionit të Venecias që nuk gjeti shkelje që do ta përligjnin shkarkimin e  Metës nga pozita e Presidentit të vendit.

KERKESA 1

(r.m.)

Comment

*