Partitë serbe bojkotojnë institucionet e Bosnjës, pas vendimit që e bën të dënueshëm mohimin e gjenocidit

Banja Lluka (Bosnjë e Hercegovinë) 27 korrik 2021 – Përfaqësues të partive politike nga Republika Sërpska kanë marrë vendim të bojkotojnë punën në institucionet shtetërore të Bosnje-Hercegovinës – në Parlament, në Qeveri dhe në Presidencë, raporton Radio Evropa e Lrë.

Këtë vendim e kanë marrë liderët e partive politike nga Republika Sërpska, gjatë një takimi në Banja Llukë, pas vendimit të Përfaqësuesit të Lartë ndërkombëtar, Valentin Inzko, për ndryshimin e Kodit Penal të Bosnjës er Hercegovinës, i cili i bën të dënueshme gjenocidin e Srebrenicës dhe glorifikimin e  kriminelëve të luftës.

Drejtuesit e partive politike në Republika Sërpska, entitet në Bosnjë e ercegovinë, kanë thënë se nuk e pranojnë vendimin e Inzkos.

Mirko Sharoviq, kryetar i Partisë Demokratike Serbe, ka thënë se është plotësisht e qartë se serbët nuk do të pranojnë kurrë më asnjë vendim të Përfaqësuesit të Lartë Ndërkombëtar.

Anëtari serb i Presidencës trepalëshe të Bosnjës e ercegovinës, Millorad Dodik, ka thënë se përfaqësuesit politikë të serbëve nuk do të marrin më pjesë në vendimmarrje, derisa nuk niq shqyrtimi i mundësive psëranulimin e vendimit të Inzkos.

“Nuk do të jetoj në një shtet, ku dikush mund të marrë vendime krye më vete”, ka thënë Dodik.

Përfaqësuesi i Lartë Ndërkombëtar në Bosnje e Hercegovinë, Valentin Inzko, duke i përdorur kompetencat e Bonit, më 23 korrik, ka vendosur ndryshime në Kodin Penal të këtij shteti.

Inzko ka thënë se mohimi i gjenocidit dhe mohimi i krimeve të tjera të luftës janë veçanërisht të rrezikshme në një vend si Bosnja, e cila, në të kaluarën e saj të afërt, ka përjetuar fushata të tmerrshme të spastrimit etnik dhe krimeve masive të kryera gjatë një konflikti brutal dhe të përgjakshëm.

(r.m.)

Comment

*