Pas më shumë se gjysëm shekulli në harresë

U promovua në Yonkers libri “Charles Telford Erickson, jeta dhe vepra për Shqipërinë dhe në Shqipëri” i nga Mal Berisha

Nga Beqir Sina

YONKERS, NY: Ambasadori i Shqipërisë në Londër, zoti Mal Berisha, i njohur edhe si studjues promovoi të shtunën në Yonkers, New York, librin me titull: “Charles Telford Erickson, jeta dhe vepra për Shqipërinë dhe në Shqipëri”.
Mal Berisha, është anëtar nderi i Federatës Vatra, ashtu si dhe ishte dhe vetë Eriksoni shumë dekada më parë. Andaj dhe ky promovim u mbajt nën kujdesin e Vatrës.
Ky libër erdhi në vendlindjen e Ericksonit, SHBA, mbasi më parë është promovuar në Tiranë me pjesëmarrjen një audience shumë më të gjërë, duke nisur që nga Kryeministri i Shqipërisë z. Sali Berisha e deri te ambasadorët e SHBA-së, Alexandër Arvizu dhe të Britanisë së Madhe, Nicholas Cannon. Morën pjesë edhe tre nipa dhe mbesa të vetë Ericksonit.
Libri është promovuar edhe në Londër nga Shoqata Anglo-Shqiptare, e themeluar para se Shqipëria të bëhej e pavarur, në vititn 1912, nga dy anglezë të shquar: Kolonel Aubrey Herbert dhe Mbretëresha e Malësisë, Edith Durham. (Sot, presidenti i nderit i shoqatës është Noel Malcolm, autori i veprës “Kosova a Short History”).
Promovimi u mbajt në sallën qendrore të konferencave të hotelit Royal Regency Hotel. Drejtuesja e veprimtarisë ishte znj Miriana Bulku. Ajo nwnvizoi rwndwsinw e librit qw sipas saj, i jep fund njw heshtje gati 75-vjeçare mbi një njeri të jashtëzakonshëm të përkushtuar ndaj Shqipërisë, Charles Telford Eriksonit. Ajo e cilwsoi librin si “një vepër dinjitoze”, e cila përshkruan biografinë e tij dhe veprën e tij të shkruar, por të pabotuar ndonjëherë, në një variant shqip të mbledhur, sistemuar, dixhitalizuar, përkthyer dhe botuar në gjuhën shqipe.
Duke folur në emër të Vatrës, kryetari i saj dr Gjon Bucaj tha se ishte nder dhe përvilegj, për Vatrën dhe vatranët, të ogranizojnë promovimin e këtij libri. “Historia është shkenca e të kujtuarit të ngjarjeve, veprave, emrave, bëmave dhe përjetësimit të tyre, nëpërmjet shkrimit”, tha ai duke shtuar më pas se figura të tilla si Eriksoni zënë një vend të veçantë në panteonin e miqësisë së shqiptarëve me SHBA.
Studjuesi i njohur dhe ish-gazetari i Zërit të Amerikës, z Idriz Lamaj në kumtesën e tij u përqendrua më shumë në punën e madhe publicistike, që bëri 75 vite më parë misonari amerikan Charles Talford Erickson, për prezantimin e Shqipërisë, sidomos në opinionin e amerikan në SHBA.
“Për 50 vjet regjimi komunist i Enver Hoxhës e la në harresë, të përgithshme dhe ishte autori i këtij libri, që na e solli sot mbas 75 vjetëve të pavdekshme veprën e këtij amerikani të madh, i cili gjithë jetën e tij e kaloi ‘Për Shqipërinë dhe me Shqiptarët’”, u shpreh zoti Lamaj.
Nga Bostoni kishin ardhur për të ndarë kënaqësinë e kësaj mbasditeje të bukur me shqiptarët e Amerikës, edhe dy prej nipërve të Ericksonit, Donald dhe Bob Johnos, të bijtë e Grace Elizabeth Johnson-Erickson. Nëna e tyre, sqaroi znj Bulku, ka lindur me datën 19 gusht të vitit 1911 në Manastir, aso kohe territor shqiptar i pushtuar nga otomanët, në kushtet kur familja Erickson, u internua nga xhon-turqit, pasi ishin bërë të rrezikshëm me punën e tyre për hapjen e Shkollës Shqipe në Elbasan. “Ajo është ende gjallë. Sivjet feston 102 vjetorin e lindjes dhe jeton në Boston”, tha ajo.
Dy nipërit sollën disa fragmente nga më të bukurat të jetës së tyre, me Shqipërinë dhe shqiptarët, treguar vite më parë nga gjyshi i tyre Charles Talford Erickson.
Pjesëmarrësit ndoqën me interesim prezantimin e librit, “Charles Telford Erickson, jeta dhe vepra për Shqipërinë dhe në Shqipëri”, të autorit Mal Berisha, nëpërmjet video-projektorit, dhe pastaj kaluan në pyetje-përgjigje, e diskutime të shkurtëra nga salla.
Ish botuesi i gazetës shqiptaro amerikane Illyria, veprimtari i dalluar Harry Bajraktari, mbasi përgëzoi perzemërsisht autorin e këtij libri vlerësoi lart kontributin e Eriksonit, në lidhjen e miqësisë që krijojë ai mes SHBA dhe shqiptarëve, lidhje që ka mbetur e përkryer edhe sot, duke bërë me shumë miq në Amerikë, prej presidentit Clinton, kongresistët dhe senatorët amerikanë.
“Kur më tha autori i librit se kam shkruar një libër për një amerikan, që kishte jetuar 70-80 vjet më parë në Elbasan”, tha Konsulli i Përgjithshëm i Shqipërisë, zoti Dritan Mishto, “më shkoi mendja menjëherë te tregimet, mbresalënëse e rreth asaj kohe, të gjyshes sime, e cila rrefente për një amerikan – që kishte jetuar në qytetin tim Elbasanin, pra për amerikanin Erickson, me thënë të drejtën u gëzova shumë”.
Konsulli Mishto tha se kjo ishte “një mundësi për të mësuar edhe një herë për kontributin e madh të këtij amerikani, për Shqipërinë, këtij njeriu të madh – i cili në 100 vjetorin e pavarësisë u vendos me plot të drejtë nga qeveria shqiptare, në axhendën e festimeve, krahas figurave më të shquara të kombit tonë, të lëna dhe mbuluar me pëlhurin e harresë, për më shumë se gjysmë shekulli nga regjimi komunist në Shqipëri”.
Ai bëri thirrje, në fund që çdo njeri të gjejë kohë, që të lexojë këtë libër, si një mënyrë për të nderuar “veprën fondamentale të Ericksonit dhe miqësinë tonë me amerikanët”.
Nën/kryetari i Vatrës, zoti Agim Rexhaj tha se ky promovim është i jashtëzakonshëm, për Vatrën dhe vatranët. “Pa punën e madhe kërkimore dhe studimore të këtij autori, i cili është dhe mik i madh i Vatrës, nuk do të ishte realizuar kjo vepër e madhe, e cila në një farë mënyre, duket qartë se është edhe kartëvizita e lindjes së miqësisë së përjetëshme me dy vendeve tona, SHBA- Shqipëri”.
Në mbyllje të kësaj veprimtarie të bukur, znj. Elida Reçi foli për autorin dhe veprën e Ericksonit në Shqipëri. Ajo uroi “që të kemi sa më shumë vepra dhe aktivitete të tilla në komunitet”.

Comment

*