Pas numërimit të 4.100 qendrave të votimit, PS kryeson me 73 mandate

Tiranë, 26 prill 2021 – Në Shqipëri po vazhdon numërimi i votave të zgjedhjeve parlamentare që umbajtën të dielën.

Deri në orën 24 të ditës së hënë janë numëruar votat e mbi 4.100 qendrave të votimit, nga gjithsej 5199 qendra votimi në gjithë Shqipërinë.

Sipas rezultateve paraprake, të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Partia Socialiste do t’i ketë 73 mandate në përbërjen e ardhshme të Kuvendit të Shqipërisë, Partia Demokratike do t’i ketë 59 mandate, Lëvizja Socialiste për Integrim 5 mandate dhe Partia Socialdemokrate e Tom Doshit 3 mandate.

Ndonëse se kanë mbetur edhe 1 mijë kuti të panumëruara, është pak e pritshme që numërimiikëtyre kutive të përmbysë rezultatin e deritashëm, me gjithë tendencën e uljes së ndryshimit midis Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike.

Sipas rezultateve aktuale, Partia Socialiste e Edi Ramës do të qeverisë në Shqipëri edhe një mandat, të tretin me radhë. Ajo, përveç deputetëve të saj, pritet të ketë edhe mbështetjen e deputetëve të Partisë Socialdemokrate.

Sipas raportimeve nga qendrat e numërimit, procesi i numërimit të votave do të vazhdojë edhe gjatë natës.

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi, u ka bërë thirrje numëruesve të votave që të shtojnë dinamikën e numërimit të votave. Ai i ka xhobitur me 3 mijë lekë numëruesit e qendrave të numërimit që nuk kanë arritur t’i numërojnë gjysmën e kutive të votimit. 

Të dielën, para fillimit të procesit të numërimit të votave, Celibashi ka deklaruar se rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve për subjektet politike do të publikohen 48 orë pas përfundimit të procesit të votimit.

(r.m.)