Pastrim parash Itali-Shqipëri-Zvicër/ Sipërmarrësit italian iu sekuestruan 20 mln euro në Tiranë dhe 30 mln pasuri

Skema është po e njëjta, e zbardhur tashmë prej kohësh nga antimafia italiane.

Trafik kokaine nga Amerika e Jugut, trafik hashashi nga Afrika, e kapitale të fituara nga trafiku i paligjshëm të investuara në sektorin e ndërtimit.

E kjo skemë përfshin në operacionin e sotëm tre shtetet; Shqipëri, Itali e Zvicër.

RTV ORA e Ora News ka siguruar dokumentin e Prokurorës së Antimafias së Palermos mbi megasekuestrimin e kryer në Shqipëri për llogari të sipërmarrësit Francesco Zummo, 90 vjeç i konsideruar sipërmarrës lokal në dispozicion të mafias siciliane Cosa Nostra qysh në kohën e Totto Riinas e Bernardo Provenzanos e i akuzuar për riciklim parash në sektorin e ndërtimit.

Prokuroria e Antimafias së Palermos me të cilën gazetarja e RTV Ora në Romë është në kontakt ka informuar se sipërmarrësit Francesco Zumma i janë sekuestruar rreth 20 milionë euro në një bankë të Tiranës e 30 milionë të tjera të mira materiale.

Prokuroria e Palermos e drejtuar nga kryeprokurori Francesco Lo Voi gjatë hetimeve ka vërtetuar tregues serioz riciklimi e pastrim ndërkombëtar parash për llogari të Cosa Nostra nisur qysh më vitet ’70 në territorin e Palermos e lidhur me trafik ndërkombëtar droge zbardhur në operacionin e koduar Pizza Conection.

Hetimet e këtij trafiku janë kryer nga Prokuroria e Napolit nën drejtimin e Prokurorit Giovanni Melillo e zbardhën një trafik ndërkombëtar lënde narkotike me një skemë pastrimi parash mes Shqipëris, Italisë e Zvicrës.

Hetimet e operacionit nisën në qershor të vitit 2020 pas sekuestrimit në portin e Salentos të 17 tonë drogë , prej të cilave 2.884,5 kg hashash e 14.191 kg psikobarna e njohur si droga e ISIS, (kaptagon).

Hetimet zbardhën ekzistencën e një grupi të strukturuar kriminal me bazë në Shqipëri, Itali e Zvicër që importonin sasi të mëdha kokaine nga Amerika e Jugut e hashash nga Afrika e Veriut.

Fitimet e mëdha të këtij trafiku hynin në një skemë pastrimi parash.

Në hetim kanë marrë pjesë skuadra investigative e Ministrisë së Ekonomisë Zvicerane, Policia Federale e Luganos si dhe Prokuroria Speciale kundër Korrupsionit e Krimit të organizuar në Tiranë.

Sipas Prokurorisë së Palermos, SPAK shqiptar ka çuar në arrestimin e disa shtetasve shqiptarë të lidhur me pastrimin e 20 milionëve euro në Shqipëri për llogari të mafias Cosa Nostra siciliane e të sekuestruar sot nga kjo Prokurori.

Aktiviteti investigativ e kompleks informon Prokuroria e Palermos, u bë falë bashkëpunimit mes Prokurorive të Palermos e Napolit e me autoritetet kompetente shqiptare e zvicerane.

Sipas dokumentave të zotëruar eksluzivisht nga RTV ORA e Ora News, plot një vit më parë më 1 dhjetor të 2020, Prokuroria e Antimafias së Palermos ekzekutoi urdhërin e parë të sekuestrimit të pasurisë së sipërmarrësit Francesco Zumma me vlerë 150 milionë euro, të cilët iu sekuestruan 11 kompani, qindra llogari bankare, sipërfaqe toke, ferma bujqësore në Palermo e provincën përreth si dhe 5 rezidenca lluksoze në territorin e provincës së Siena.

https://docs.google.com/viewerng/viewer?url=https://www.cdnimpuls.com/oranews.tv/media3/comunicato-stampa-congiunto-dda-napoli-e-dda-palermo-2-1636711797.pdf

oranews