PD e Vlorës bën kallëzim penal në SPAK ndaj ministres Balluku

Tiranë, 5 prill 2021 – Partia Demokratike e Vlorës ka bërë kallëzim penal në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK) ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Partia Demokratike në këtë qytet e akuzon ministren Balluku për shkelje të procedurës në tenderin për dhënien me koncesion të Portit të Vlorës

”Me veprimet ose mosveprimet e kryera në procedurën e cituar më lartë janë konsumuar elementët e veprës penale të ‘Shpërdorim i detyrës’ parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe ‘Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tender apo ankande publike’ parashikuar në nenin 258 të Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e degës së PD-së në Vlorës.

”Nga faktet e shumta, të cilat i kemi referuar dhe në kallëzimin penal, rezulton se jemi përpara veprimeve apo mosveprimeve të kundërligjshme, që sjellin përgjegjësi penale, të cilat konsistojnë në disa drejtime. Dhe konkretisht:

1.            i) në skualifikimin në mënyrë të padrejtë dhe në kundërshtim me dispozitat ligjore për “Prokurimin Publik” të disa ofertuesve që kanë marrë pjesë në këtë prokurim;

2.            ii) Pranimin si të sukseshmë të ofertës së bërë nga operatori, në kundërshtim me kriterin e përcaktuar në dokumentat standarte të tenderit.

Oferta në vlerën e 22’842’417 euro pa TVSH e Shoqërisë ‘Marina Di Valona’ Sh.p.k. e identifikuar si oferta fituese, krahasuar me ofertën në vlerën 22’725’572 euro të Shoqërisë ‘Gjikuria’ Sh.p.k. dhe oferta e Shoqërisë ‘Albavia’ Sh.p.k me vlerë 1’876’427.700 leke pa TVSH. Diferenca monetare midis ofertave ështe e konsiderueshme duke shkaktuar një dëm të madh ekonomik fondeve publike të buxhetit të shtetit. Pra Komisioni Vleresimit të Ofertave i drejtuar nga Ministria Balluku ka perzgjedhur ofertën me vlerën më të shtrenjtë për këtë prokurim publik”, thuhet më tutje në njoftim.

”Theksojmë se kjo PPP është bërë në kundërshtim me Ligjin, në shkelje të marrëveshjes së arritur nga të gjitha palët politike për ligjin e ri elektoral”, thuhet në njoftim.

Partia Demokratike shprehet se është e gatshme të mbështesë hetimin që do të xhvillohej ndaj ministres Balluku.

”Partia Demokratike Vlorë shpreh gadishmërinë e plotë, për të mbështetur SPAK gjatë këtij hetimi, të bindur, ashtu si i gjithë opinioni publik që ka bësim në SPAK, se ky institucion do të angazhohet seriozisht, për të ndalur shpërdorimin e fondeve publike si dhe të dërgoj përpara përgjegjësisë penale funksionaret publik që lidhen me këto abuzime”, pwrfundin njoftimi.

(r.m.)