PD kallëzon në SPAK 5 ish-funksionarë: Falsifikuan vulën dhe simbolet e partisë

Partia Demokratike kallëzon në SPAK disa deputetë demokratë, që iu bashkuan Kuvendit Kombëtar të mbledhur nga ish-kryeministri Sali Berisha, pasi i akuzon ata për falsifikimin e vulës së PD.

Selia blu njofton se ka kallëzuar deputetët Belind Këlliçi, Edmond Spaho, Albana Vokshi, si dhe Ivi Kaso, Ervin Minarolli.

Sipas Partisë Demokratike, ata akuzohen për veprën penale të “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” i kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 190 paragrafi i 2 dhe 25 i Kodit Penal.

Në kallëzim drejtuar SPAK-ut thuhet se “këta janë persona që kane pasur funksione në PD, kanë dijeni për rregullat e statutit, dhe e kanë kryer veprën penale të përdorimit të vulës dhe simboleve për të realizuar qëllimet e tyre, pavarësisht se ishin në dijeni të pasojave ligjore”. PD e ka depozituar kallëzimin në SPAK, pasi 3 nga të kallëzuarit janë deputetë të Kuvendit të Shqipërisë.

 

 

  • foto galeri BalkanWeb

Comment

*