PD kërkon ndërhyrjen e policisë: Berisha po e rrezikon jetën e drejtuesve më të lartë

Tiranë, 8 janar 2022 – Partia Demokratike i ka bërë thirrje policisë së shtetit që të ndërhyjë dhe të marrë nën mbrojtje drejtuesit e partisë. Sipas deklaratës së PD-së, drejtuesit e partisë janë të rrezikuar nga mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha, të cilët tentuan të hyjnë me dhunë në selinë e partisë.

“Me një akt të paprecedentë, mercenarët nën urdhrat e tij, po sulmojne godinën e Partisë Demokratike, duke vënë në rrezik real jetën e drejtuesve më të lartë të Partisë Demokratike në qendër dhe në rrethe, si dhe të dhjetëra demokratëve të tjerë.

Gjakderdhja duhet ndalur nga institucionet ligjzbatuese!”, thekson PD ne reagimin e saj.

DEKLARATA E PARTISE DEMOKRATIKE:

Sali Berisha po rrezikon jetën e dhjetëra demokratëve me aktet e dhunës së sotme! Me një akt të paprecedentë, mercenarët nën urdhrat e tij, po sulmojne godinën e Partisë Demokratike, duke vënë në rrezik real jetën e drejtuesve më të lartë të Partisë Demokratike në qendër dhe në rrethe, si dhe të dhjetëra demokratëve të tjerë.

Gjakderdhja duhet ndalur nga institucionet ligjzbatuese!

I bëjmë thirrje institucioneve të ndërhyjnë për të shmangur viktimat e dhunës së Sali Berishës mes demokratëve!

(r.m.)