PD: Raporti i OSBE/ODIHR-it konfirmon masakrën zgjedhore të 25 prillit

Krydemokrati Lulzim Basha pas takimit që ka zhvilluar me ambasadoren e OSBE/ ODIHR, Urzula Gacek në një deklaratë për mediat është shprehur se i ka shprehur mirënjohjen për monitorimin e zgjedhjeve të 25 Prillit.

Basha shprehet se raporti i OSBE/ ODIHR, konfirmon masakrën zgjedhore.

Lulzim Basha: Ambasadores i shpreha mirënjohjen për punën e jashtëzakonshme të monitorimit. Ndamë dakordësinë e plotë për raportin e OSBE/ ODIHR. Ky raport fakton masakrën zgjedhore. Mjafton të shikoni rekomandimin 2, ku thotë se shteti duhet të garantojë sekretin e votës. Po ta heqësh fjalën Shqipëri, mund të ishte raport votimi në regjimin e Lukashenkos. Për ironi mora vesh se një aktiviste nga Bjellorusia është në takim me Lukashenkon e Shqipërisë. Ironi e madhe! Ose ndoshta mund ta ndihmojë ta shikojë se si operon Lukashenkon e Shqipërisë nga afër, që të mund Lukashenon e Bjellorusisë. Raporti konfirmon shkrirjen e shtetin në një me partinë. 

Raporti thotë se korniza ligjore që u zhvilluar zgjedhjet nuk është në përputhje me normat demokratike. Raporti flet për lirinë e medias. Gjërat nuk janë bërë për mirë por keq. Kryeministri mori zëdhënësen e qeverisë duke e vënë në krye të AMA. Ka krijuar një Ministri të propagandës. Prodhoi të tjerë faktorë të krimit nën petkun e deputetit. Raporti flet për blerjen e votave.

Basha shtoi se ka ngritur një grup pune me deputetin Enkelejd Alibeajn për adresimin e problemeve në reformën zgjedhore.

Lulzim Basha: Nuk mjafton një reformë zgjedhore për të cilën PD është e vendosur. Kemi ngritur një grup pune me Enkelejd Alibeajn. Regjimi me 25 prill shkeli dhe ato rregulla që aprovoi vetë, pa opozitën. Nuk duhet thjeshtë një reformë zgjedhore, t’ju japim shqiptarëve jo vetëm legjislacionin por edhe instrumentet që të garantojnë zbatimin e ligjeve. Ligje të mira ka edhe Lukashenko./ Ora News/