PD, Tabaku: Për 3 javë, seancë dëgjimore me Autoritetin e Konkurrencës për rritjen e çmimit të bukës

Nënkryetarja e PD, Jorida Tabaku ka kërkuar në emër të opozitës hetim për rritjen e çmimit të bukës e miellit.

Tabaku thotë se brenda 3 javëve duhet thirrut Autoriteti i Konkurrencës në një seancë dëgjimore.

Ajo theksoi se kjo rritje nuk varret nga faktirë të jashtëm, por të brendshëm dhe duhet transparencë se si çmimi i miellit e bukës u rrit brenda ditës.

 

 

‘’Të thërrasim në seancë dëgjimore Autoritetin e Konkurrencës. Rritja e çmimit të bukës dhe miellit brenda 1 dite, marrja e një iniciative për hetim në treg pa dalë me konkluzion ng Autoriteti, dhe situata e krijuar na detyron ne si Komision të jemi të përgjegjshëm, pë rata që na kanë votuar, të na prezantojnë çfarë ka ndodhur, situatën, pse është rritur çmimi.

Besoj që janë të gjithë të ndërgjegjshëm që kjo është një situatë që nuk varret nga situatë e jashtme, brenda 3 javëve të thërrasim Autoritetin e Konkurrencës, të hetojmë, dhe të ketë sugjerime, nga operatorët, besoj që deputetët e këtij komisioni kanë nevojë për transparencë.’’- tha Tabaku.

(BalkanWeb)

Comment

*