PD: U faktua se Qeveria “Rama” vodhi 430 milionë euro me aferën e inceneratorëve

Tiranë, 20 shkurt 2022 – Partia Demokratike e ka akuzuar edhe një here kryeministrin Edi Rama për përfshirje në aferën e inceneratorëve në Elbasan, në Tiranë dhe në Fier.

Deputetja e kësaj partie, Ina Zhupa, ka thënë se hetimet e komisionit hetimor të parlamentit kanë nxjerrë në pah se në këtë aferë ishte përfshirë “gjysma e qeverisë”.

Ajo e ka publikuar në Facebook edhe një video-mesazh ku thuhet se vjedhja e 430 milionë eurove përmes kontratave për inceneratorët nuk do të ishte bërë pa dijeninë e kryeministrit Edi Rama.

Postimi i plotë:

Komisioni hetimor për inceneratorët ka faktuar se si qeveria Rama u vodhi 430 milionë euro shqiptarëve me aferën e inceneratorëve.

Zyrtaret e shtetit u injoruan në çdo kundërshtim për këte projekt.

Agjencia e Prokurimeve Publike ka njoftuar Ëngjëll Agaçin se procedura për inceneratorin e Elbasanit nuk është ligjore dhe pavarësisht kësaj, Engjëll Agaçi përgatiti VKM-në dhe kaloi mbështetjen financiare.

Në Agjencinë e Prokurimeve Publike nuk ekziston asnjë procedurë koncesioni për Inceneratorin e Elbasanit.

Koncensioni i inceneratorit të Elbasanit i është dhënë Albtek Energy me “negocim pa shpallje”, procedurë që ligji nuk e parashikon, por që vendimi i Arben Ahmetajt ka dalë mbi çdo ligj dhe procedurë.

A ka shqiptar që e beson se një aferë ku është e përfshirë gjysma e qeverisë bëhet pa miratimin e Edi Ramës?!

Asgjë nuk do të ishte e mundur pa dijeninë dhe miratimin e Edi Ramës.

Edi Rama është i korruptuar.

Qeveria e tij është e korruptuar.

Me këta në krye, Shqipëria nuk mund të ketë zhvillim.

https://video.fprn12-1.fna.fbcdn.net/v/t42.1790-2/274511549_651482302738995_6700733044075883376_n.mp4?_nc_cat=107&ccb=1-5&_nc_sid=985c63&efg=eyJybHIiOjQzOSwicmxhIjo1MTIsInZlbmNvZGVfdGFnIjoic3ZlX3NkIn0%3D&_nc_ohc=U37Bz6pb_3YAX-oKGzl&rl=439&vabr=244&_nc_ht=video.fprn12-1.fna&edm=AGo2L-IEAAAA&oh=00_AT8Y0uj4_yNTpiZ0UbfDEFOEx6vQTh-iEQbpEYK4yeAjkQ&oe=6212361A

 

(r.m.)