PDK kërkon rol më të madh të SHBA-së në dialogun e Kosovës me Serbinë

Prishtinë, 31 maj 2021 – Zëvendës-ndihmës Sekretari amerikan të Shtetit, Mathew Palmer,i cili po qëndron në Kosovë, në kuadër të Përgatitjeve për vazhdimin e dialogut midis Kosovës e Serbisë, është takuar sot në Prishtinë me ushtruesin e detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike (PDK), Enver Hoxhaj.

PDK njofton se z.Hoxhaj e ka sqaruar pozicionin e kësaj partie. Ai ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si partner strategjik i Kosovës duhet të kenë rol më të madh dhe të drejtëpërdrejtë në dialog.

“Në këtë takim është biseduar për të ardhmen e dialogut Kosovë-Serbi, pritjet nga ky proces të PDK-së që duhet të përfundojnë me njohjen e ndërsjelltë, rolin opozitar të partisë në jetën politike të vendit si dhe tema të tjera me interes për vendin. Kryetari Hoxhaj ka sqaruar pozicionin e PDK-së në raport me zhvillimet politike, dhe ka kërkuar një rol më të madh dhe të drejtpërdrejt të Shtetetve të Bashkuara të Amerikës në dialog si partner strategjik i Kosovës”, thuhet në njoftimin e PDK-së.

Zëvendës-ndihmës Sekretari amerikan të Shtetit, Mathew Palmer, shoqërohej nga ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philipp Kosnett, ndërsa në krah të z.Hoxhaj ishin edhe sekretari i përgjithshëm i PDK-së,Uran Ismaili, dhe anëtarja e kryesisë, Blerta Deliu-Kodra.

(r.m.)