PE: Kosova dhe Serbia t’i ulen tensionet, të vazhdojnë dialogun

Bruksel, 28 shtator 2021 – Komisioni i Parlamentit Evropian (PE) për Punë të Jashtme ka lëshuar një qëndrim përmes së cilit i bëhet thirrje Kosovës dhe Serbisë që t’i ulin tensionet pas zhvillimeve të fundit në pjesën veriore të Kosovës.

“Ne jemi thellë të brengosur rreth tensioneve të fundit në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak. Serbia dhe Kosova duhet që urgjentisht që gjejnë një zgjidhje paqësore dhe të qëndrueshme në mënyrë që të ketë siguri për të gjithë qytetarët”, thuhet në deklaratën e komisionit.

“Ne duam të shohim tërheqjen e njësive speciale, çdo njësie ushtarake dhe çbllokim të rrugëve. Veprimet dhe provokimet e njëanshme dhe retorika nxitëse, të cilat rrisin tensionet dhe ndikojnë në mirëqenien e komunitetit lokal, duhet të ndalen”, thuhet më tutje në deklaratë.

Komisioni u ka bërë thirrje liderëve kosovarë dhe serbë dhe ta bazohen në platformën e dialogut për të zgjidhur të gjitha çështjet e hapura.

“Ne ritheksojmë se normalizimi i marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë është parakusht i pranimit në BE për të dyja vendet dhe thelbësore për sigurinë, stabilitetin dhe mirëqenien në mbarë rajonin. Thërrasim të dyja palët që aktivisht dhe me konstruktivitet të riangazhohen në dialogun e ndërmjetësuar nga i Dërguari i Posaçëm i BE-së, me synim marrëveshjen ligjërisht obliguese, të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse”, thuhet në deklaratën e Komisionit të Parlamentit Evropian për Punë të Jashtme, cituar nga Indeksonline.com.

(r.m.)

Comment

*