Pekini: SHBA do ta paguajë çmimin për cenimin e sovranitetit

Pekin, 2 gusht 2022 – Ministria e Jashtme e Kinës ka reaguar ashpër pas mbërritjes së Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Nancy Pelosi, në Tajvan.

Ajo tha se vizita e Pelosit në Tajvan cenon seriozisht sovranitetin dhe integritetin territorial të Kinës.

“Kjo është një shkelje serioze e parimit të Kinës dhe e dispozitave të tri komunikatave të përbashkëta Kinë-SHBA. Ajo ka një ndikim të rëndë në marrëdhëniet Kinë-SHBA dhe e cenon seriozisht sovranitetin dhe integritetin territorial të Kinës”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme  kineze.

Vizita e Pelosit në Tajvan është e para nga një zyrtar i lartë amerikan në dekada.

Kina e ka kundërshtuar fuqishën vizitën e zonjës Pelosi në Tajvan. Të martën, pas arritjes së saj në Raipei, Pekini tha se SHBA “do ta paguajë çmimin” e këtij veprimi.

“Kina ia ka bërë të qartë SHBA-së ndjeshmërinë e vizitës. Pala amerikane do të mbajë përgjegjësinë dhe do të paguajë çmimin për minimin e interesave të sigurisë sovrane të Kinës”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kinës, Hua Chunying.

Kina dërgoi sot avionë luftarakë deri në vijën e kufirit detar me Tajvanin. Ndërkaq, SHBA vendosi në ujërat në afërsi të Tajvanit katër anije luftarake, përfshirë aroplanbartësen “USS Ronald Regan”.

(r.m.)

Comment

*