Peleshi: Shqipëria është e pambrojtur nga sulmet kibernetike dhe në rrezik hakerimi

Në Komisionin e Sigurisë së Kuvendit, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi u paraqit për diskutime të Buxhetit të Shtetit 2022 ku tregoi shqetësimin për hakerimin

Knid Ndrenika

Ministri për Mbrojtjen, Niko Pleeshi deklaroi se Shqipëria është e pambrojtur nga sulmet kibernetike dhe kërkoi krijimin e një strukture të posaçme.

Zot Peleshi shtoi se hakerat janë kyçur në serverat e kompanive private dhe shtetërore duke shënuar dhjetëra raste ditore, nga 50 deri neë 100.

Në Komisionin e Sigurisë së Kuvendit, ministri u paraqit për diskutime të Buxhetit të Shtetit 2022 ku tregoi shqetësimin për hakerimin.

“Sulmet kibernetike drejt institucioneve tona qofshin private apo publike janë të përditshme me disa dhjetëra dhe me disa qindra”, – tha zoti Peleshi.

Parashihet që të ndahen për këtë çështje shtesë në fondin 2 milionë euro edhe 18 milionë të tjera në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Qëllimi është krijimi i njësisë së posaçme me 6 ekspertë dhe 20 punonjës, mirëpo pagesat e tyre janë problem për institucionet shtetërore.

Sipas ministrit, do të krijohet Njësia Ushtarake të Mbrojtjes Kibernetike dhe shtoi se “një ekspert i kësaj lëmie në treg mund të paguhet 2000 euro e lart, kurse ne (Shqipëria) me 500 deri në 600 euro…”, – tha ai.

Comment

*