Peleshi: Uroj të kthehet shpejt shtetasja shqiptare e mbetur në Afganistan (zë)

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi theksoi se ka besim që “do të jetë një operacion që do të ekzekutohet me sukses” për rikthimin e shtetas shqiptare në Shqipëri.

Knid Ndrenika

Shqipëria konfirmoi se një shtetase shqiptare ka mbetur në Afganistan dhe se po punohet për ta rikthyer në atdhe pasi talebanët morën pushtetin që nga viti 2001.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi tha se shtetasja shqiptare ka punuar në një organizatë të huaj në Afganistan, raportoi korrespondenti i RTK-së, Knid Denion Ndrenika.

Zoti Peleshi thekosi se ka besim që “që do të jetë një operacion që do të ekzekutohet me sukses” për rikthimin e shtetas shqiptare në Shqipëri.

“Mund të konfirmoj se kam qenë nga të parët që jam kontaktuar nga familjarët e një shtetaseje që punonte aty për një organizatë të huaj. Që në momentin e parë ministria e Jashtme që është përgjegjëse dhe e angazhuar kanë pasur informacione po bëjnë gjithçka që duhet për të bërë riatdhesimin sa më të shpejtë të kësaj shtetaseje shqiptare në vendin tonë”-tha zoti Peleshi në Tiranë.

Ndërkaq, pritet që të mbërrijnë sot në Shqipëri bashkë me familjet e tyre, afganët që kanë qenë përkthyes dhe bashkëpunëtorë të niveleve të ndryshëm të amerikanëve në Afganistan.