Për ty, dashuria ime

 

 

Jacques Prevert

 

Shkova në tregun e shpezëve

Dhe bleva shpezë

Për ty

Dashuria ime.

 

Shkova në tregun e luleve

Dhe bleva lule

Për ty

Dashuria ime.

 

Shkova në tregun e hekurishteve

Dhe bleva pranga

Pranga të rënda

Për ty

Dashuria ime.

 

E pastaj shkova në tregun e skllevërve

Dhe të kërkova

Por, nuk të gjeta

Dashuria ime.

Përktheu nga frëngjishtja: Dr. Sadik Elshani

Philadelphia, më 14 shkurt 2023