Perëndimi paralajmëron pasoja për Rusinë, nëse Navalny vdes në burg

Uashington, 19 prill 2021 – Shtetet e Bashkuara të Amerikës e paralajmëruan Rusinë se do të ketë pasoja nëse udhëheqësi i opozitës, Aleksei Navalny, vdes në burg.

“Rusia do të mbahet përgjegjëse nga bashkësia ndërkombëtare”, tha këshilltari për siguri kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan.

Edhe Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania dhe Bashkimi Evropian shprehën shqetësime për trajtimin e Navalnyt.

Mjekët e Navalnyt tërhoqën vërejtjen se “ai do të vdesë brenda pak ditëve” nëse nuk i jepet ndihmë mjekësore urgjente për dhimbjen akute të shpinës dhe për mpirjen e këmbëve.

Ata thanë se testet e fundit të gjakut tregojnë se Navalny “në çdo moment mund të pësojë dështim të veshkave ose sulm në zemër”.

Ambasadori rus në Mbretërinë e Bashkuar tha se Navalny “kërkon vëmendje” dhe se ai “nuk do të lejohet të vdesë në burg”.

Navalny, 44 vjeç, kritik i zëshëm i presidentit rus, Vladimir Putin, është burgosur në muajin shkurt, nën akuzat e  vjetra për “përvetësim fondesh”.

Navalny ka thënë se akuzat janë të motivuara politikisht.

Ai është futur në grevë urie më 31 mars, pasi atij nuk i është lejuar të takojë ekipin e tij mjekësor.

(r.m.)

Comment

*