PËRKUJTIM: Nosh Frani Bojaj  

(1928-2020)

Sot bëhet viti qysh se u ndave prej nesh Nosh Frani i dashur.  Në ditën e sotme një vit më parë mbetëm pa ty o vělla besnik.  Për ne ishe vëlla i vërtetë, baba e gjysh i pazëvendësueshëm, njeriu më besnik i familjes sonë.  Sjelljet dhe këshillat e tua ishin për ne měsimi i jetës.  Ti na mësove të nderojmë Fe e Atdhe.  Ne që erdhem ně Amerikë gjithmonë na porositje që të mos harrojmë Malësinë, të cilën ti e deshe aq shumë dhe nuk e braktise kurrë.  Për ne të gjithë ishe njeriu më i dashur, shtylla kryesore e shtëpisë sonë.  Mungesa jote ndjehet përditë e më shumë. Pa ty edhe vizitat te shpija nuk kanë më kuptimin e kënaqësinë që kishin kur Ti ishe gjallë.  Nosh Frani i dashur, e gjithë Malësia të përkujton me nder e respekt, sepse tërë jetën nderove shoqërinë dhe atë vend.  Ne nuk do të harrojmë kurrë. Babë i dashur, pusho qetë në jetën e amshueshme.  Lusim Zotin që shpirti juaj të ketë dritë e qetësi.  Në këtë përvjetor të përkujto jmë me dhimbje e dashuri. Kjo dhimbje është vështirë të për shkruhet me fjale.

 

Të përkujtojne:  djemtë, Kola, Sokoli, e Gjoka, si dhe bashkëshortja Katrina e vajza Lezja me familje në Detroit, motrat Gjystja, Terezja, Katrina dhe të gjithë nipat e mbesat që nuk të harrojnë kurrë.

Pushofsh ne paqe!

I përjetshëm qoftë përkujtimi yt!

Comment

*