Përkujtohet në New York Ing. Skënder Gjilaga

Nga Beqir SINA – New York City

Miq e familjarë u mblodhën këtë javë në Manhattan për të përkujtura njeriun e tyre të dashur inixhinierin shqiptaro-amerikan Skënder Ghilaga.

Përkujtimorja e organizuar nga vajza e tij Emily u dha pjesëmarrësve mundësinë që nuk e patën në janar, në kohën e pandemisë, kur ai u nda nga jeta në Kosta Rika.

Një numër pjesëmarrësish folën për jetën e tij dhe kujtimet që ruajnë. Ndërsa orkestra “Kristof & Band” luajti dy pjesë klasike në piano e violinçel  “ “La Foule” nga Edith Piaf dhe “In Backwater Woods” nga Mary Oliver dhe Bato Aydelotte.

Ceremonia përkujtimore u mbajt në shtëpinë funerale ”Frank E. Campbell” në Manhatan, ku mes emrave të anëtarëve të familjes, figuronin edhe miq dhe kolegë të tij, shokët e jetës. Përfshirë të bijën Emilie Ghilaga, mbesat Tefta Ghilaga dhe Artes Ghilaga, miqtë e tij Nathan Joseph dhe Tommy Ponzio, Munirah Khalifa. Avokati Bardhyl Tirana dhe Ilir Fundo, Paul Bernstein, Bato Aydelotte. Ata e kujtuan të ndjerin me kujtime të çmuara, të paharrueshme, histori me humor dhe detaje të rëndësishme të jetës së Skënder Gjilagës, gëzimet dhe momentet e një jete të jetuar, ashtu si ka qenë.

Ambasadori Frymëzim Isufaj, Vehbi Bajrami, me bashkëshorten Gena, Bardhyl Tirana, Jim Xhema, Adrian Neritani, Eduart Toptani dhe Ramadan Gashi ishin në mesin e miqve të tij, shqiptarë për të shfaqur respektin në shtëpinë funerale.

Bija e tij Emilie Ghilaga (Gjilaga), e cila tha se Skender Ghilaga lindi më 25 Shtator 1936, dhe vdiq më 14 Janar 2021.

Më pas ajo lexoi një nekrologji, ku tha se Skender Ghilaga lindi në Dibër, Shqipëri me prindërit e quajtur Haxhi Ghilaga dhe Shukrije Kadiu Ghilaga.

Familja Gjilaga, u largua nga Shqipëria gjatë pushtimit të Italisë, dhe iku në Greqi në 1939, dhe si rezultat i shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore dhe, përfundimisht u vendos në Stamboll, Turqi.

Në Stamboll, Skender Gjilaga, tha e bija, ai ishte një student i dalluar, dhe u diplomua nga kolegji amerikan “Robert College” (Klasa e Vitit të Diplomimit ’58) dhe fitoi një diplomë në degën Inxhinieri Mekanike.

Në vitin 1955, familja e tij emigroi në SHBA, dhe qëndroi me banim në Manhatan, Nju Jork, dhe Long Island.

Ai, pasi shërbeu në Ushtrinë e SHBA gjatë Luftës së Vietnamit për dy vjet, Skënderi filloi karrierën e tij në një kompani prestigjoze arkitekturore në Nju Jork, “Syska & Hennessy Group”, një firmë kryesore globale inxhinierike, ku ai shërbeu si Zëvendës President i Lartë dhe Drejtor i Operacioneve Ndërkombëtare.

Në këtë kompani ai përfundoi projekte të tilla si Qendra Carlton në Johanesburg të Afrikës Jugore dhe Universiteti King Saud në Riad të Arabisë Saudite.

 Për më tepër, në këtë kompani ai zgjeroi ekipin ndërkombëtar në mënyrë që “Dielli të mos perëndojë kurrë” në zyrat e Syska & Hennessy.

 Në 1981, ai u bë President i R.H. Sanbar Projects ku arkitektura e tij inxhinierike mban “vulën” në Kullën Dag Hammarskjold në Kombet e Bashkuara në Nju Jork, dhe në disa ndërtime të tjera të njohura, në metropolin e botës, qytetin e Nju Jorkut.

 Duke ndjekur arritjet e tij të mëdha në NYC, ai punoi në Shoqatën Kombëtare të Dyqaneve Zinxhir të Barnave dhe në projekte të ndryshme këshilluese duke përfshirë zhvillimin e një kompleksi ndërtesash, në atë që quhet  “Fshati Amerikan i Kosovës” ngritur në periferi të Prishtinës, në Kosovë.

 Skënder Ghilaga, tha e bija e tij Emilie, ishte një njujorkez i vërtetë, por kurrë nuk e harroi trashëgiminë e tij shqiptare.

 Ai fliste katër gjuhë, me një të folur, lexuar dhe shkruar shqipen, sikur të ishte rritur në Shqipëri, dhe jo sikur të ishte larguar nga vendlindja e tij Dibra, në moshën 3 vjecare.

 Skender Gjilaga, ishte një veprimtar dhe anëtar themelues i Dhomës së Tregtisë Shqiptaro-Amerikane.

 Emilie, tha se babai i saj e donte muzikën klasike, folklorike shqiptare, tenisin, futbollin evropian, hipizmin, pëlqente kuzhinën sidomos gatimet tradicionale shqiptare, lexonte shumë, dhe ishte i apasionuar pas letërsisë dhe filmave.  Si një artdashës dhe koleksionist me një sy të mprehtë, ai hapi “L’Afrique”, një galeri në lagjen e Manhatanit, Upper East Side, duke shfaqur artin fisnor afrikan në Madison Avenue.

 Skender Ghilaga ishte një baba i jashtëzakonshëm dhe më i lumtur kur ishte me mua – vajzën e tij, Emilie,” u shpreh e bija e cila tha se e shoqëronte edhe në Porto Riko kur ai u nda nga kjo jetë krejt papritmas.

 Ish-gruaja e tij Victoria Ghilaga u nda nga jeta katër vite më parë, por ata mbetën një familje me Emilie deri në ditën kur Victoria u nda nga jeta. Ai u largua nga kjo botë pasi kishte jetuar një jetë të plotë dhe të bukur dhe i kaloi ditët e tij të fundit duke luajtur tenis, duke lexuar librat e tij të preferuar dhe duke parë perëndimin e diellit.

 Ai la pas vetes të bijën Emilie, gjithashtu kunatën e tij, dy mbesa dhe një nip të madh.

Për të nderuar kujtimin e Skenderit, donacionet po pranohen në Qendrën Kërkimore të Kancerit të Mushkërive në Neuberger Berman, PBS (Shërbimi i Transmetimit Publik) dhe Federata Botërore e Tavëllit, tha Familja Ghilaga.

Nje kokteil u mbajt me këtë rast “The Union Club”, ku u shfaq edhe një video me fotografi nga jeta e Skender Gjilagës.

 

One Response to “Përkujtohet në New York Ing. Skënder Gjilaga”

Read below or add a comment...

  1. sami repishti says:

    Ngushellimet e mia ma te thella Zojushes Emily Ghilaga dhe te gjithe familjes Ghilaga . Pergezoj Zoushen Emily per organizimin e nji takimi per perkujtim ma te pershtatshem te te ndjerit Sikender.
    Ai ka qene nj shok i mire dhe nji mik famijar per mue, si dhe bashkepunetor sidomos ne luften tone per pavaresine e Kosoves. Inteligjent, i ndershem dhe aktiv . Me humbjen e Skender Ghilages, bashkesia e jone ka humbe nji aktvist te pergaitun dhe me fryme konstruktive.
    Une do te ndiej mungesen e tij per shume kohe.
    Pushofte ne paqe!

Comment

*