PERKUJTOJMË ME RESPEKT: Dr. NIHAT BAKALLI (1931-2018)

Në fotografi: Nga e majta në të djathtë: Zz. Filip Gazulli, Eduard M. Dilo, Dr.Nihat Bakalli, dhe  Latif Celo.

Ishte një  mik i vlefshëm me ndjenja dhe preokupim të madh Atdhetar. Burrë i drejtë, i ditur, njeri me vlera të veçanta, objektiv për çështjen shqiptare dhe nacionalist me shpirt e zemër. Nxënës besnik i kauzes së Mit’hat Frashërit, gjatë viteve punoi me perkushtim e ndergjegje të e lartë shqiptarie në radion Shqip në New York, “Zëri Shqiptareve të lirë” etj.  

Ka qënë pjesmarres aktiv në gjithë veprimtaritë e Ballit Kombëtar në diasporë, dhe më vonë me rrezimin e sistemi diktatorial në Atdhe, ka ndihmuar për rimëkëmbjen e BK, duke insistuar gjithmonë që partia BK të jetë vetëm një, jo në dy apo disa të tjera…

Me humbjen e tij Nacionalizmi shqipetar humbi një ushtar besnik të Shqipërisë Etnike. E kujtojmë me nder dhe respekt, duke qënë përherë në bisedat e kujtimet tona pranë, ashtu siç shpesh delnim e bisedonim me të. 

 I pa harruar kujtimi i Tij do të ngelet ndër breza.