Përmbytjet në Gjermani; shqiptari i gjen shëndoshë e mirë dy vajzat e humbura prej të mërkurës

Berlin, 16 korrik 2021 – Lajme të mira vijnë nga familja Hyseni në Gjermani. Raportohet se shqiptari Shefik Hyseni, 46 vjeç, arriti t’i gjejë dy vajzat e tij me  të cilat i kishte humbur kontaktet pas përmbytjeve në Gjermani.

Shefiku arriti të bashkohej me vajzat e tij, Lauretën dhe Altunën, të cilat i kishte shpëtuar një helikopter.

Pasi u takua me dy vajzat e tij, ai tha se kur ishin përqafuar të gjithë kishin qarë.

“Ne vetëm kemi qarë në krahët e njëri-tjetrit”,  ka thënë ai

Shqiptari për orë të tëra nuk kishte ditur asgjë për fatin e dy vajzave të tij.

“Të mërkurën në mbrëmje vajzat e mia më telefonuan dhe më thanë se uji kishte hyrë tashmë në katin e parë!”, ka thënë 46-vjeçari për BILD.

Ai ka treguar se menjëherë ishte nisur për në shtëpi, por nuk kishte arritur në shtëpi për shkak se nuk kishte kaluar dot nga uji.

“Hera e fundit që fola me to ishte rreth orës 21:00. Pastaj lidhja u ndërpre”, ka treguar ai.

Më pas ai kishte kërkuar ndihmë përmes mediave.

(r.m.)

Comment

*