Përndreu: Ëndërroj të vishem kuqezi

28-vjeçari pukjan, kapiten i ekipit qipriot shpreh dëshirën për të luajtur me Kombëtaren e Shqipërisë

Nga Nderim GOCI

Klenton Përndreu është një nga futbollistët që i shtohet listës të futbollistëve që aktivizohen në kampionatin qipriot. Prej tre vitesh, 28 vjecari aktivizohet me skuadrën Akritas Chlorakas.

Karriera e tij sportive ka ardhur gjithnjë e në rritje. Në moshën gjashtëvjeçare bashkë me familjen largohet për një jetë më të mirë në Greqi. Pas disa vitesh aktivizimi me suksese në skuadrat Athinës, në moshën 17 vjecare nënshkruan një kontratë bashkpunimi me klubin Bristol City, për të kaluar më pas në kampionatin skocez ku aktivizohet me HIberbain. Performanca e djaloshit me keto skuadra ka qenë mbresëlënëse duke berë të mundur dhe hapin e madh duke kaluar  në premier league me Crystal Palace, ku qëndroi për tre vite rradhazi. Aktivizimi i tij prej tre vitesh me skuadrën qipriote është eksperienca e rrradhës për 28 vjecarin pukjan.

“Skuadra Akritas Chlorakas ku aktivizohem prej tre vitesh kam 100 ndeshje që aktivizohem rregullisht. Është një skuadër e re e përbërë me futbollistë të rinj që për momentin nuk kanë eksperiencën e duhur. Pavarësisht pozicionit që ka aktualisht në rënditje (rënditet e fundit), jam optimist se do ta kalojmë këtë situatë jo të mirë ku ndodhemi aktualisht”, shprehet për gazetën “Illyria”, Klenton Përndreu, që është njëkohësisht dhe mbajtësi i shiritit të kapitenit te skuadra qipriote.

Si çdo futbollist dhe 28 vjecari pukjan Përndreu, ëndërron që dhe ai, një ditë të veshë dhe bluzën e kombëtares.  Rreth këtij argumenti ai pohon se ka pasur konktakte me drejtues të federatës por asnjë herë nuk ka patur ftesë për të qenë pjesë e skuadrës kuqezi. 

“Deshira e çdo futbollisti ashtu si dhe e imja është që një ditë të vesh bluzën e kombëtares. Disa kohë më parë kam patur disa kontakte por asnjë herë ftesë konkrete. Shpresoj që një ditë të jem pjesë e sajë që dhe unë të komtribuoj në ekpin kombëtar, të përfaqsoj vëndin tim dhe të bëj krenar familjen time”, shprehet mes të tjerash pukjani Përndreu.

Në fund të prononcimit të tij ndalet dhe te ndeshjet e kampionatit shqiptar. “Ndeshjet e kampionatit shqiptar i ndjek dhe kam konstatuar se ajo ka shumë cilësi. Vllaznia është një skuadër që e kam mbështetur qysh në moshë të vogël dhe kënaqem në cdo rezulatat pozitiv që ajo arrin”, mbyll prononcimin e tij kapiteni 28-vjecar pukjan.