Përzgjidhet Abetarja e përbashkët e Kosovës dhe Shqipërisë

Prishtinë, 7 qershor 2022 – Shtëpitë botuese “Dukagjini” nga Kosova dhe “Pegi” nga Shqipëria, janë fituese të konkursit për botimin e Abetares së përbashkët mbarëkombëtare.

RTK raporton se përzgjedhja është bërë më 31 maj. Por, vendimi zyrtar pritet të bëhet publik gjatë ditëve në vazhdim.

Sidoqoftë, më 31 maj ka nisur periudha e ankesave të mundshme të shtëpive tjera botuese që kanë marrë pjesë në konkurs.

Vendimi  për hartimin e Abetares së përbashkët të Kosovës e Shqipërisë ishte marrë në mbledhjen e përbashkët të qeverive të dy vendeve, në nëntor të vitit 2021.

Abetarja e përbashkët pritet të jetë në duart e nxënësve të klasës së parë në fillim të vitit të ri shkollor.

Kjo do të jetë Abetarja e dytë e përbashkët e Kosovës dhe Shqipërisë. Abetarja e parë e përbashkët e dy shteteve ishte përzgjedhur nëvitin 2012, por ajo nuk ishte vënë në përdorim, për arsye të panjohura.

Deri më tash në Kosovë përdorej vetëm një Abetare, ndërsa në Shqipëri ishin në përdorim disa Abetare.

Njohësit e arsimit kanë pikëpamje tëndryshme lidhur me tekstet shkollore që përdoren në sistemin arsimor të një vendi. Shumë prej tyre rekomandojnë një zgjedhje më të madhe tekstesh, pra edhe Abetaresh, dhe institucionet arsimore dhe vetë mësimdhënësit të përzgjedhin ato tekste që i  konsiderojnë më të përshtatshme për nivelin e përgatitjes së nxënësve.

(r.m.)

One Response to “Përzgjidhet Abetarja e përbashkët e Kosovës dhe Shqipërisë”

Read below or add a comment...

  1. Gege Kosova says:

    Tash 23 vjet pas pavaresimit edhe te stetit te Kosoves,Shqiperia dhe Kosova nuk arriten as Abetaren,edhe pse e paten botuar para disa vjetesh nje te perfaerte,ta bejne tekset mesimor per nxenesit shqiptare.Po ku duhej te kishin Planprogamet dhe gjitha teskstet mesimore te perbahsketa,ditet mesimore dhe diten e fillimit dhe mbarimit te vitit shkollor te perbashket dhe shume elemete, deri tash ndares, te shkolles shqipe te beheshin te perbashkta.Jo te ngelim ende me dallime ndershqiptare me te madha se me shkollen e popujve te tjere.Deri kur keshtu? …!!!