Peskov: Delegacioni rus është gati për vazhdimin e bisedimeve me delegacionin ukrainas

Moskë, 2 mars 2022 –Rusia ka thënë se është e gatshme të bisedojë me Ukrainën sot (e mërkurë, 2 mars) pasdite.

“Këtë pasdite, pasdite vonë, delegacioni ynë do të jetë duke pritur për negociatorët ukrainas”, ka thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Ai ka thënë se delegacioni rus tashmë ka arrritur në vendin e caktuar për takim.

“Delegacioni ynë do të jetë i gatshtëm të vazhdojë bisedimet këtë mbrëmje”.

Peskov nuk ka njoftuar se ku do të zhvillohet takimi.

“Këtë nuk dua ta bëj paraprakisht”, ka thënë ai.

Në takimin e parë të delegacioneve të Ukrainës dhe Rusisë, i cili u mbajt të hënën, në zonën kufitare midis Bjellorusisë dhe Ukrainës, nuk ka dhënë kurrfarë rezultatesh. Megjithatë, palët janë pajtuar të vazhdojnë bisedimet.

Por, Peskov e ka bërë të qartë se Rusia insiston në përmbushjen e tri kërkesave të presidentit rus, Vladimir Putin: njohjen e sovranitetit të Rusisë në Gadishullin e Krimesë, çmilitarizimin e Ukrainës dhe shpalljen e saj shtet ushtarakisht neutral.

Delegacioni i Ukrainës kërkon ndalimin e agresionit rus në Ukranë  dhe tërheqjen e trupave ruse nga Ukraina.

(r.m.)