Petkoviq nuk kejohet të hyjë në Kosovë, në Jarinjë kthehet prapa

Prishtinë /Beograd, 15 dhjetor 2021 – Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, të mërkurën nuk është lejuar të futet në Kosovë.

Autoritetet kosovare në vendkalimin kufitar në Jarinje e kanë kthyer prapa Petkoviqin që ishte nisur për në Kosovë, ndonëse vizita e tij në Kosovë nukishgte lejuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës.  

Petkoviq, pas kthimit nga autoritetet kufitare, ka thënë se ai kishte planifikuar të vizitonte Manastirin e Deviqit, Seminarin e Kishës Ortodokse Serbe në Prizren dhe një familje serbe që është kthyer për gtë jetuar në fshatin Novak.

Ai e ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për shkelje të marrëveshjeve për lëvizje të lirë, të arritura në Bruksel, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhëniueve midis dy vendeve.

“Ndalesa e sotme tregon që Kurti po i shkel marrëveshjet e arritura në Bruksel dhe ai s’e ka për qëllim normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës”, ka thënë ai.

Kjo është hera e gjashtë që Petkoviqit nuk i miratohet kërkesa për të hyrë në Kosovë, për shkak të përfshirjes së tij në aktivitete politike dhe gjuhës që nxit urrejtje ndëretnike në Kosovë.

Petkoviq nuk ishte lejuar të hynte në Kosovë edhe më 2 dhjetor. Ai ishte kthyer prapa në pikën kufitare në Merdar.

Serbia e kapërdorur këtë si pretekst për të moslejuar një vizitë të një delagcioni qeveritar të Kosovës në Luginë të Preshevës. Katër ministra të Qeverisë së Kosovës kishin kërkuar të vizitonin Preshevën, Bujanovcin e Medvegjën gjatë festës së 28 Nëntorit.

(r.m.)

Comment

*