Petrit Vasili: Edi Rama po bën pazar për kufijtë detarë të Shqipërisë

Tiranë, 15 qershor 2021 – Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar për dakordësinë e arritur mes Kryeministrit Edi Rama dhe homologut të tij grek Mitsotakis për përshpejtimin e negociatave për përfundimin e një marrëveshjeje të përbashkët me qëllim dërgimin e dosjes për caktimin e kufijve të Zonave Detare të dy vendeve në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.

Por kjo, për Vasilin, është “pazar me kufijte detare te Shqiperise dhe kjo eshte e qarte si drita e diellit”.

“Per deri sa deklarohet pershpejtimi i Negociatave, do te thote qarte, qe keto negociata per nje Marreveshje per te vajtur ne Hage kane filluar dhe ka patjeter nje Grup Negociator qe punon per to”.

Në këtë pikë, Vasili ndalet dhe pyet se cili është ky grup negociator dhe kush e ka mandatuar.

“Pse mbahet e fshehte perberja e ketij Grupi Negociator dhe objekti i punes se tij?”, shkruan Vasili në rrjetet sociale.

“Skenari i zi i Edi Rames per kujfijte detare te Shqiperise perjashton trasparencen e ketyre momenteve kritike prej tij. Eshte shume e qarte qe Edi Rama po ben nje pazar prej tradhetari ndaj ka shmangur edhe te gjitha institucionet kushtetuese Kuvend dhe President, prandaj nxitoi edhe me farsen e shkarkimit te Presidentit te Republikes. Por Edi Rama duhet te heqe çdo iluzion nga koka se mund te shese kufijte e Shqiperise brenda nates dhe me nje grup bashibozukesh te vegjel politiko burokratike te cilet pergadisin shkresat e tradhetise”, shkruan Vasili.

Postimi i plotë:

Hapni syte, shitja e fshehte e kufijve detare nga Rama po vazhdon!!!

Edi Rama dhe Kryeministri Micotaqis sot paskan renë dakord të përshpejtojnë negociatat për përfundimin e një marrëveshjeje per dërgimin e dosjes për caktimin e kufijve të Zonave Detare të dy vendeve në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.

Edi Rama po ben pazar me kufijte detare te Shqiperise dhe kjo eshte e qarte si drita e diellit.

Per deri sa deklarohet pershpejtimi i Negociatave, do te thote qarte, qe keto negociata per nje Marreveshje per te vajtur ne Hage kane filluar dhe ka patjeter nje Grup Negociator qe punon per to.

Po cili qenka ky Grup Negociator qe po punon per Marreveshjen per te shkuar ne Hage?

Kush e ka mandatuar kete Grup Negociator per te bere nje marreveshje per kufijte detare dhe per ti ndare ata ne Hage?

Pse mbahet e fshehte perberja e ketij Grupi Negociator dhe objekti i punes se tij?

Akoma ne fuqi eshte nje tjeter Grup Negociator i ngritur qe ne vitin 2018 per te pergaditur Marreveshjen me Greqine dhe qe ka plotfuqine e Presidentit sikunder Kushtetuta e kerkon, ç’po ndodh me kete Grup?

Cila eshte permbajtja e Marreveshjes politike te arritur ne tetor te deklaruar nga Ministri grek Dendias dhe perse nuk eshte bere publike kjo Marreveshje?

Skenari i zi i Edi Rames per kujfijte detare te Shqiperise perjashton trasparencen e ketyre momenteve kritike prej tij.

Eshte shume e qarte qe Edi Rama po ben nje pazar prej tradhetari ndaj ka shmangur edhe te gjitha institucionet kushtetuese Kuvend dhe President, prandaj nxitoi edhe me farsen e shkarkimit te Presidentit te Republikes.

Por Edi Rama duhet te heqe çdo iluzion nga koka se mund te shese kufijte e Shqiperise brenda nates dhe me nje grup bashibozukesh te vegjel politiko burokratike te cilet pergadisin shkresat e tradhetise.

Reagimi kunder tij per tradhetine e shitjes se kufijve te Shqiperise do te jete i tmerrshem!!

Asnje shqiptar nuk e fal kurre Edi Ramen sepse eshte fjala per kufirin detar te Shqiperise dhe jo per kufirin detar te xhepit dhe interesit te Edi Rames dhe te te gjithe armiqve te Shqiperise !!

Mbrojtja e Sovrantitetit dhe e Integritetit Teritorial te Shqiperise eshte do te mbetet Kauza e te gjitha Kauzave dhe kush i sfidon ato do te thyeje koken!!

(Panorama.com.al)