Petro Koçi: Në PS mund të ketë ministra të korruptuar, SPAK-u të hetojë

Deputeti socialist Petro Koçi foli për situatën e kriminalitetit në vend dhe sa i lidhur është ai me politikën.

Koçi u shpreh se Në Partinë socialiste duhet të ketë ministra që janë të korruptuar dhe për këtë arsye edhe shpesh herë ka pasur lëvizje apo largime të tyre. Sipas tij SPAK-u duhet të hetojë kriminalitetin në vend.

SPAK-u ka bërë një bisedë me mua dhe politikani nuk duhet të jetë një ekspert policie apo gjyqtar. Përderisa korrupsioni dhe ligjet e segmenteve dhe individëve të shtetit ekzistojnë dhe shoqëria ti reflekton edhe politikisht atëherë është detyrë e politikës që këtë gjë ta bëjë si zëdhënje të shkudë edhe institucionet dhe të rrisë rezistencën te individë që punojnë te shteti për të refuzuar fenomene të tilla. SPAK-u duhet të hetojë, deklaroi mes tjerash Koçi.

Nuk jemi në një situatë ku na kontrollon krimi, por ekziston dhe në vende të caktuara është shumë i fuqishëm. Në vende të caktuara ndërveprimi i institucioneve ligjzbatuese duhet të jetë më i fortë.

Për mua i gjithë truri i policisë është policia kriminale, që na duhet më e fuqishme dhe duhet të funksionojë me shërbimet informative vendas dhe ato të huaja. Krimi i këtyre formave të rënda si trafiku i drogës, me protagonistë nga Shqipëria është përhapur në të gjithë kontinentin dhe kjo është një premisë negative.

Në tetë vite të PS-së në pushtet ka ministra të korruptuar?

Koçi: Po edhe mund të ketë. Fakti që ka ministra që janë shkarkuar dhe janë lëvizur tregon që kanë pasur probleme.

Një parti politike që të mbijetojë ndër vite, sidomos në planin elektoral dhe të jetë e besueshme, duhet të ketë aftësinë për të vetëndryshuar. Kjo do të thotë që është kapacitet për të ndryshuar edhe vendin./tch