Pezullohen nga detyra 6 policë të burgut 313, pas tentativës për arratisje të tret ë dënuarve

Tiranë, 13 gusht 2021 – Gjashtë policë janë pezulluar nga detyra për tentativën e arratisjes në burgun 313, 5 ditë më parë.

Gëzim Ramushi, Sajmir Shahini, Bashkim Muca, Oldi Myzyri, Redion Maloku dhe Edmon Prenga dyshohet se me veprimet apo mosveprimet e tyre kanë kontribuar në planin e arratisjes.

BalkanWeb raporton se dyshimet për policët e pezulluar janë ngritur nga Prokuroria e Tiranës.

Arbër Çekaj, Fatmir Pjetri dhe Lulzim Çepele ishin tre protagonistët e planit të arratisjes. Çepele i preu damarët për të tërhequr vëmendjen, teksa Çekaj dhe Pjetri nisën zbatimin e planit, duke vënë në punë një çengel hekuri dhe disa çarçafë të improvizuar si litarë.

Por, plani i tyre dështoi pasi u kapën dhe u arrestuan. Në dëshminë e disa punonjësve të burgut thuhet se të dënuarit i kanë goditur dhe dhunuar police, gjatë përpjekjeve për tëpenguar arratisjen.

Sipas deklaratave të tre të dënuarve, fajin për tentimin  e arratisjes e ka marrë përsipër Pjetri. Çepele ka thënë se ai nuk ishte në dijeni përplanin, kurse Çekaj ka thënë se ai e kandjekur Pjetrin, por më pas është “kthjelluar” dhe nuk ka vazhduar me përpjekjet për arratisje.

Një ditë më parë, tre të dënuarve iu shqiptua masa e sigurisë arrest me burg.

(r.m.)

Comment

*