Piktori Abaz Hado, një ekspozitë kushtuar Çamërisë

Një ekspozitë kushtuar Çamërisë qendron e hapur prej ditësh në Tiranë. Janë 30 punime me përmasa të mëdha që trajtojnë përmes grafikave dhe pikturave frymëzimin dhe ndjesinë e artistit për Çamërinë, vendi i origjinës së tij.
Janë grafika me teknikë mikse që evolojnë momente nga tragjedia e kësaj popullsie shqiptare që u masakrua në mënyrën më të egër. Janë momente të forta, janë ndjesi që burojnë nga ajo tragjedi historike. Jane pabesitë dhe genocidi që është ushtruar mbi një popullsi të pafajshme vetëm se ishin shqiptarë. Fletë grafike me alternime linjash dhe simbolikash japin imazhe me fuqi frymëzuese. Krahas anës tragjike dhe genocidit, Hado –përmes disa pikturash paraqet edhe disa pamje të qyteteve shqiptare te Camerise. Ku bukuria e kësaj krahine dallon për veçorinë e dritës, çka pasqyrohet edhe ne këto punë.
Ekspozita është e para e këtij lloji, jo vetem në përmbajtjen e saj por dhe për shprehjet origjinale të një grafike dinamike, me teknika që i japin frymë dhe konceptim modern.
Ekspozita do të çelet gjithashtu edhe në qytetin në Fier, Durrës, Berat,Vlorë, Sarandë, etj