Pirro i Epirit

Astrit Lulushi


Astrit Lulushi

A ishte Pirro ilir apo grek? Kjo është pyetje e vjetër, por diçka e rëndësishme duhet thënë. Burimi kryesor për atë që dimë për Pirron vjen nga Plutarku në Jetë Paralele, ku ai çifton grekët me romakët që kishin jetë të ngjashme. Plutarku – historian e filozof grek – në rastin e Pirros, gjen një jetë paralele me atë të romakut Gaius Marius.
Familja e Pirros mburrej se vinte nga linja e Neoptolemit, birit të Akilit. Edhe pse epirotët jetonin pak a shumë si ilirët ose siç thoshte Plutarku “kishin kaluar në barbarizëm”, pas vdekjes së mbretit Tharrypas, ndoqën zakonet dhe kulturën greke. Tharrypas i Molosëve ishte paraardhës i Aleksandrit të madh. Stërnipi i Tharrypas Aecides u martua me Pthia, një zonjë thesaliane dhe pati një djalë, Pirron.
Plutarku thotë se si foshnja Pirro iu dërgua mbretit Glaucias të ilirëve për të shmangur vrasjen, derisa ai mbushi 12 vjeç dhe u dërgua përsëri në Epir për t’u bërë mbret.
Pirro u martua me një zonjë ilire, por kjo nuk ishte diçka e veçantë pasi ai mori disa gra pas vdekjes së të parës, Antigonës, një greke. Për shembull, ai u martua gjithashtu me një princeshë paioniane dhe vajzën e tiranit të Sirakuzës.
Kur përshkruan betejat e tij, Plutarku përmend ushtrinë e Pirros si “greke”:
Romakët për të parashikuar ardhjen e forcave të Pirros u përpoqën të kalonin lumin në shumë pika, kështu që grekët nga frika se do të rrethoheshin, filluan të tërhiqeshin, thotë Plutarku.
Pra, nga Jetë Paralele, dimë se Pirro ishte ekuivalenti grek i Gaius Marius dhe se epirotët nuk ishin ilirë. Këto thotë Plutarku, dhe ky është burimi më i afërt i shkruar mbi jetën e Pirros.

2 Responses to “Pirro i Epirit”

Read below or add a comment...

  1. Sali Bollati-Çam Shqiptaro Amerikan says:

    Nuk e kuptoj z. A.Lulushi me tendencat filogreke qe perpiqet te paraqesi

    Pra Çamëria si pjesë e Epirit është pjesa me jugore e Trojeve Etnike Shqiptare e banuar nga Shqiptarë, që nga parahistoria. Vetë emri Epir vjen nga fjala Çame Ipje- Shqipe;
    Në një legjendë për Pirron e Epirit ose me thjeshtë për Pirro-Burrin Çamët këndojnë:

    Pirro-Burri në Ledhëzë lerë,
    Ne kaha Iperoja të kemi Nder
    Pirro-Burri ish Ipe e qjellit
    Si një Ipje hipur mbalë kalit,
    Bi’ të Pirroja si Mal I Flamurit
    Dhe mos te harrojme simbas N.Frasherit qe dialektin Çam te Shqipes tone e Mbiemeron GLUHE PERENDIE. Shqiptaret e Çamërisë e quajne Shqiponjen -IPJE dhe simbas nje tradite pretendohet se emëri SHQIPTARE (Bije te Shqipes).Edhe Skenderbeu i Madherishen e quajti vehten edhe si Princ i EPIRIT. Pra del ne pah nje e vertete e shtremberuar alla grekce me shtremberime dhe genjeshtra qe vazhdojne edhe sot;ne greqisht perkthehet fjala EPIR si Stere-toke ose Kontinent; pra vetevetiu kuptohet se ata si pirate deti e kane pare EPIRIN-ÇAMERINE, vetem kur kalonin prane tij,keshtu asnjehere nuk kane banuar atje, me perjashtim mbas pushtimit ne 1913.ÇAMERIA DHE PIRRO JANE SHQIPTARE DHE NUK HARROHEN KURR!!

  2. Cufe says:

    Astriti ka cituar Plutarkun. Ilirët nuk kane lene gje me shkrim