Piskamë: A mund t’i mbrojmë dhe si të ndalim humbjen historike të territoreve shqiptare?

Nga Beqir Sina dhe Agim Aliçkaj

Një komb i vjetër si Shqiptarët, më i vjetëri në Ballkan, dhe Europë, si jemi ne ilirjanët (shqiptarët), si ka mundësi që të vijmë në një situatë të tillë, që gjatë gjithë historisë së saj, vetëm me humb territore. Madje, për fatkeq edhe deri në ditët e sotme, po përjetojmë të njëjtin trend historik që e kemi përjetuar. Ndërkohë, që armiqët tanë shekullor në këtë drejtim – dihet se gjithmon kan punuar me plan, dhe një strategji. Aqsa ata dhe e kan shkruar atë plan, dhe në momente kurciale të historisë, ata vet kan provuar me sukses se si do ti coptojnë tokat shqiptare. 

Copëtimi i Shqipërisë dihet se ishte procesi i ndarjes së trojeve shqiptare nga Kongresi i Berlinit deri në Konferencën e Ambasadorëve në Londër në 1913. 

Copëtimi i 1913-ës la pasojë të rënda në kombin shqiptar dhe ishte tragjedia më e madhe kombëtare deri më sot, me pasoja që vazhdojnë të rëndojnë mbi kombin shqiptar i cili është në tkurrje e sipër si pasojë e këtij copëtimi edhe në ditët e sotme. Në fillim të shekullit  XX-të, Çubruloviq, ka shkruar planin se si të zhduken shqiptarët. Vaso Çubrilloviqi, i cili ishte një historian, politikan dhe akademik jugosllav, i dekoruar me dekoratën e federatës Jugosllave për praktikimin e Doktrinës së shenjt serbe, ka kryer studime për zhdukjen e shqiptarëve. 

Studimi i tij njihet me emërtimin “Iseljavanje Arnauta” (“Dëbimi i shqiptarëve”)

Ndërkohë, që ne shqiptarët asnjëher në historin tonë, nuk kemi pas ndonjë strategji kombëtare se si do ti mbrojmë ose si do ti marrim tokat e okupuara shqiptare. Ne vetëm kemi luftuar si kemi mundur për t’u mbrojtur me lëvizje patriotike të udhëhequr nga patriotë të mëdhenjë. Jo për të marrë ato tokat që na i kan marrë dhe na i kan okupuar me vite të tëra, por vetëm për t’u mbrojtur. Lidhur me këtë opinion dhe lidhur edhe me çështjen tonë kombëtare, me atë që po ndodh sot me trojet shqiptare, të okupuara nga Serbia, Maqedonia, Mali i Zi dhe Greqia, këta fqinjët tanë – armiqët tanë shekullor, domosdo shtrohet një pyetje drejtuar çdo shqiptari në pikasëm :

 “A mund të kemi ndonjë strategji të përbashkët të paktën sesi me u mbrojtë në këtë situate që gjendemi ne si komb? Dhe, çfarë duhet të bëjmë ne shqiptarët ti dalim zot trojeve tona të okupuara, për të mbrojtur atë qënjen tonë kombëtare? 

Pikërisht, atë që thamë në fillim që ne jemi kombi më i vjetër i Europës, që i kemi dhënë aq shumë këtij kontinenti, dhe për fatkeq nuk po mundemi të kemi të paktën një strategji mbarë kombëtare. Kjo është pikërisht edhe arsyeja që kemi arritur në këtë situat ku jemi, sot, megjithëse, duhet pranuar se kemi arritur të mbijetojmë si komb.

Bashkimi Kombëtar është ëndërr e të gjithë atyre që e duan kombin me zemër, është synim normal i forcimit dhe shpëtimit të kombit. Mbasi, edhe sot kemi njërëz brenda kombit tonë që veprojnë kundra interesave tona kombëtare.

Por, duhet punuar dhe parë si duhet punuar kombëtarisht për bashkimin kombëtar, që të kemi një strategji të përbashkët. Dihet dhe jemi të ndërgjegjëshëm që kjo nuk është punë e lehtë për shumë arsye politike, që në këtë moment do një përshtjellim më të madh. Por, së paku këtë trendin e humbjes së territoreve, me qëndrimet e politikanëve, sidomos ndaj të huajve (që shumica e tyre jan armiqët tanë) ta ndalim njëherë e përgjithmonë. Ti themi të gjithë së bashku Jo! Dhe të luftojmë të gjithë së bashku që të mos na ndodhë më ajo që ka ndodhur dhe po ndodhë në Kosovë, por ta kthejmë këtë trend në anën tonë.

Nëse i lëjmë mënjanë interesat dhe inatet personale, klanore dhe partiake kjo gjë është e mundur. Pra, të përpiqemi dhe të shpresojmë për një veprim të përbashkët gjat vitit 2023, gjë që do të sjellë mbarësi dhe ardhmëri të sigurt të kombit të ndritur shqiptar.