PISTAT E AFERËS MCGONIGAL – RAMA

Analizë e shtypit amerikan nga Rafael Floqi

FBI përbëhet nga dy pjesë. Një pjesë lufton krimin; pjesa tjetër e kryen atë. Kështu shkruan gazetari veteran amerikano shqiptar Peter Lukas për Boston Herald duke iu referuar rastit te McGonigal. Në më të mirën e tyre, agjentët e FBI-së vënë jetën e tyre në vijën e mbrojtjes së publikut. Dhe ndonjëherë ata vriten duke bërë kështu heronj, siç ishin dy agjentët e FBI-së që u qëlluan dhe u vranë në vitin 2021 në Sunrise, Florida duke hetuar një operacion seksual të fëmijëve.

Peter Lucas, ja pse e mira dhe e keqja kombinohen në rastin McGonigal

“Ndonjëherë më e keqja dhe më e mira kombinohen, shton ai, siç ndodhi kur, pas një hetimi të FBI-së, Charles F. McGonigal, një ish-agjent i nivelit të lartë të FBI-së, u padit javën e kaluar për pranimin e një pagese prej 225,000 dollarësh nga një shtetas amerikan i natyralizuar i lindur në Shqipëri, në New Jersey dhe kishte punuar për inteligjencën shqiptare vite më parë.

“Lidhja e Ramës me padinë e McGonigal është një goditje për liderin shqiptar dhe një pengesë për SHBA-në, e cila ka mbështetur hapur Ramën, një socialist, ndaj armikut të tij politik Sali Berisha, një ish-kryeministër dhe kreu i Partisë Demokratike të opozitës.

“Lidhjet e SHBA janë aq të thella me politikën shqiptare, sa që ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim, si favor për Ramën, u përpoq të largonte Berishën nga deputeti i Parlamentit edhe pse Berisha ishte zgjedhur në mënyrë të rregullt. Ndërkohë Berisha do të kërkojë të rrëzojë Ramën në zgjedhjet e 2025, shkruan Peter Lukas.

New York Times: “mitëdhënësi është po aq fajtor sa mitëmarrësi”

Sa më shumë ditë kalojnë, aq me tepër gazetat më prestigjoze po e rëndojnë gjuhën për lidhjen mes kryeministrit Edi Rama dhe agjentit të akuzuar të FBI, Charles McGonigal.  Të hënën e kaluar e përditshmja e famshme “The Washington Post”, e cila ka bërë një shkrim të gjatë me një grup autorësh, ky kryesorët janë gazetarët Shane Harris, Rosalind S. Helderman dhe Catherine Belton. Artikulli që zbret deri në detaje të aferës McGonigal, i kushton një pjesë të madhe edhe lidhjeve të tij shqiptare.  Ai është në të njëjtën linjë të artikullit që publikoi pak ditë më parë New York Times, por ndryshe nga ai, ka nota më të errëta në përshkrimin e marrëdhënies së Edi Ramës dhe ish zyrtarit të FBI-së. “Charles McGonigal, ka marrë para për të çuar përpara interesat e kryeministrit shqiptar“, shkruan gazeta. Ajo vazhdon: “McGonigal ishte i zhytur deri në fyt në marrëveshje sekrete me kryeministrin e Shqipërisë“.

Ryshfeti mund të ndodhë në kontekste të ndryshme, si në qeveri, politikë, biznes, sport dhe zbatim të ligjit. Për shembull, një kompani mund t’i japë ryshfet një zyrtari qeveritar për të marrë një kontratë ose leje të favorshme, ose një individ mund të japë ryshfet një oficer policie për të shmangur një biletë trafiku ose një dënim tjetër. Ryshfeti është i paligjshëm në shumicën e vendeve dhe mund të rezultojë në dënime të rënda si për dhënësin ashtu edhe për marrësin. Përveç pasojave ligjore, ryshfeti mund të ketë ndikime negative në integritetin e institucioneve, besimin e publikut dhe zhvillimin ekonomik. Ajo gjithashtu mund të çojë në trajtim të pabarabartë, konkurrencë të pandershme dhe një shpërndarje të shtrembëruar të burimeve.

Nga ana tjetër në çdo legjislacion penal botëror mitëdhënësi është po aq fajtor sa mitëmarrësi.

Washington Examiner: McGonigal u bë një lojtar në politikën shqiptare për para

John R. Schindler shërbeu në Agjencinë e Sigurisë Kombëtare si analist i lartë i inteligjencës dhe oficer kundërzbulimi, shkruante këto dite në The Washington Examiner se  McGonigal është paditur gjithashtu nga Departamenti i Drejtësisë me akuzat për marrjen dhe mos raportimin e një pagese prej 225,000 dollarësh nga një ish-oficer i inteligjencës shqiptare të quajtur Agron Neza në verën e vitit 2017. Në atë kohë, McGonigal ishte ende në punë të FBI-së. Për arsye që mbeten të paqarta, McGonigal, të cilit i duheshin para për të paguar jetën e tij të dyfishtë – gruaja dhe fëmijët në periferi të Uashingtonit, DC, plus një dashnore e dyshimtë në Nju Jork – u bë një lojtar në politikën shqiptare për para.  McGonigal, ndërsa shërbente ende si një zyrtar i lartë i FBI-së, u bë fiksues i kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe Partisë së tij Socialiste në pushtet. Shqipëria është një aleat i vendosur i SHBA-së dhe anëtar i NATO-s, por që kur Rama mori drejtimin e Tiranës një dekadë më parë, ai vend i vogël është kthyer në një vatër korrupsioni, plus narkoshteti kryesor i Evropës, me lidhje të thella me kartelet e drogës në Amerikën Latine. Pse administrata Biden mbyll një sy ndaj gjithë kësaj, mbetet një pyetje shqetësuese. Blerja e zyrtarëve të lartë amerikanë si McGonigal është pjesë e mënyrës se si Rama vazhdon ta arrijë atë. Opozita shqiptare është e shqetësuar për këtë skandal, ku shfaqet një zyrtar i lartë i inteligjencës amerikane që shërben si fiksues për socialistët në pushtet.

Rasti McGonigal dhe Michael Flynn

E kjo aferë të kujton rastin e denimit të ish- këshilltarit të Trumpiit të falur më vonë nga ai Michael Flynn. Mediat shqiptare i kanë bërë jehonë shumë shtypit amerikan me këtë rast por ato për mos njohje kanë kapërcyer mundësitë e dënimit për shkelje Aktit të Regjistrimit të Agjentëve të Huaj, siç përmendet në pikën 16 të tij, ku çdo person që lobon për një qeveri të huaj, duhet të jetë regjistruar. Rastet e padive për bashkëpunëtoret e Trump  Michael Flynn dhe Paul Menafort e ilustrojnë më mirë këtë. 

“Emri i Nezës, së bashku me të tjerë, u përfshi në një fletë-thirrje të jurisë së madhe të nëntorit 2021, të publikuar nga Business Insider në shtator dhe të konfirmuar nga ‘Washington Post’ nga një person që ka njohuri për hetimin. McGonigal i kërkoi Nezës para- dhe Neza pranoi, duke i premtuar se do t’ ia paguante pak nga pak, sipas aktakuzës. Më pas, të dy burrat udhëtuan së bashku drejt Shqipërisë në shtator të vitit 2017, ku u takuan me kryeministrin Edi Rama.

Gati tre vjet me parë këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Michael Flynn, filloi një gjyq penal që përfshinte një ish-partner biznesi iraniano-amerikan të Flynn. Gjyqi i Bijan Rafiekian në Gjykatën e Qarkut të SHBA në Aleksandri, Virxhinia, tregon nëse ai komplotoi për të lobuar në emër të Turqisë në përpjekje për të bindur qeverinë amerikane të ekstradonte klerikun mysliman Fethullah Gulen, i fajësuar nga Turqia për një grusht shteti të dështuar në korrik 2016.

Flynn gjithashtu ra dakord se ai gënjeu për aktivitetet e tij lobuese në dosjet federale që lidhen me punën në emër të Republikës së Turqisë gjatë gjithë fushatës së 2016-ës. Dënimi i shkuar keq pasi pranoi që gënjeu FBI : Flynn deri më sot nuk ka shpjeguar pse gënjeu për marrëdhëniet e tij me Rusinë ose Turqinë. A është kjo e njëjtë me pozitën e Nezës? Në fakt Neza bashkëpunoi me FBI. Po a është bërë kjo kundrejt shfajësimit të tij.

Në konkluzionet e prokurorit të Washingtonit kundër Charles McGonigal nuk përmendet asnjëherë fjala “korrupsion”. Ai akuzohet se ka falsifikuar dokumente dhe nuk ka raportuar vizitat, takimet dhe paratë siç ia kërkon ligji, por gjithsesi 225 mijë dollarët që i mori Agron Nezës konsiderohen thjesht para borxh. Borxh po përse? Duket se Neza mund të ketë folur për paratë dhe origjinën e tyre. Problemi është nëse Neza ka qenë paguesi apo sekseri.

Supozohet që qeveritarët shqiptarë që pritën McGonigal në Shqipëri të jenë të qetë nga hetimi përtej oqeanit. Pse jo, ta konfirmojnë narrativën e agjentëve të FBI. Por kjo nuk ndodh në rastin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Ai ofron një version tjetër të momenteve kyçe të hetimit. Diferencat mes atyre që thotë Rama në televizion dhe atyre që shkruhen në dosje janë thelbësore, shkruante Lapsi.al

Ndërsa me rastin e McGonigal, i cili ishte duke punuar për FBI-në në atë kohë, i dhuroi kryeministrit simbole të FBI-së dhe e paralajmëroi atë kundër dhënies së licencave fitimprurëse për kompanitë ruse të naftës. Ndërsa McGonigal dukej se po vepronte si oficer kundërzbulimi kundër ndikimit rus, prokurorët pretendojnë se në fakt, Neza dhe një tjetër shqiptar që punonte me McGonigal, i identifikuar nga prokurorët si një këshilltar informal i Ramës, kishin interesa financiare në fushat e naftës,” thekson gazeta e madhe amerikane.

Pasi shpjegon me detaje, tashmë të stërnjohura për publikun shqiptar, se si i kërkoi dhe si i mori ish zyrtari i FBI-së 225 mijë dollarët nga Agron Neza, pasi të dy takuan Edi Ramën në Tiranë, pasi precizon se si i mori ato, The Washington Post jep një tjetër detaj interesant. Në intervistën e saj për Euronews, Allison Guerreiro, ish e dashura e McGonigal, pohoi se ish zyrtari i FBI-së kishte ngrënë darkë me Ramën në një restorant luksoz në New York. Investigimi i The Washington Post përcakton datën dhe pjesëmarrësit e panjohur të kësaj darke.

“Para se të tërhiqej nga FBI në vitin 2018, akuza pretendon se McGonigal dhe Neza u takuan vazhdimisht me Ramën në SHBA dhe Shqipëri, përfshi një herë për darkë në Uashington në mars 2018, kur atyre iu bashkua një ish-agjent i FBI-së, i cili nuk është identifikuar”. 

The Washington Post.  McGonigal hetoi një shtetas amerikan për të çuar përpara interesat e Ramës

Natyrisht në artikullin e The Washington Post zë një vend të rëndësishëm edhe përdorimi i ish agjentit nga kryeministri shqiptar për të goditur opozitën në këtë vend. Gazeta e thotë troç: “McGonigal akuzohet se ka marrë para për të çuar përpara interesat e Ramës“.Sipas aktakuzës, McGonigal inkurajoi FBI-në që të hapte një hetim penal në vitin 2018 për një lobist amerikan që vepronte në emër të Partisë Demokratike të Shqipërisë, opozita kryesore e Partisë Socialiste të Ramës.

Një pjesë e informacioneve kundër lobistit, thanë prokurorët, kanë ardhur nga Neza dhe e kanë origjinën në zyrën e Ramës. Individi nuk përmendet në aktakuzë, por duket se përputhet me lobistin dhe ish-punonjësin republikan të Kapitolit, Nick Muzin, që u vu nën vëzhgim në të njëjtën periudhë pas një artikulli të marsit 2018 në “Mother Jones”, ku ngriheshin pikëpyetje nëse tarifat e tij të këshillit mund të ishin paguar nga një kompani me interesa ruse, duke nxitur një hetim në Shqipëri. Për këtë rast, nuk u ngrit asnjë akuzë. Në një email, Muzin tha: “Nuk kam asnjë arsye të besoj se kam qenë viktimë e këtij hetimi të rremë. Por nëse do të isha, kjo është për të ardhur keq dhe shpresoj se drejtësia do të vihet në vend”.

Në paragrafin 40 të dosjes në SHBA thuhet se në Janar të vitit 2018, McGonigal mori informacione nga Agron Neza për një lobist amerikan dhe këto informacione më pas ia kaloi një vartësi të tij në FBI për hetimin. “Personi A i kishte marrë këto informacione nga zyra e kryeministrit të Shqipërisë” thuhet specifikisht në dosje. Ky është një pohim që e implikon direkt kryeministrin Rama si nismëtar i hetimit për lobistin e Lulzim Bashës në SHBA, Nick Muzin. Kjo solli më pas nisjen e hetimeve dhe hetimin e Lulzim Bashës nga Prokuroria e Tiranës dhe procesin gjyqësor.

Alibia Rama: Nuk kam pasur më shumë info se ato që ka zbuluar Birn dhe Mother Jones

Rama nuk e pranon këtë version siç thuhet në dosjen amerikane kundër McGonigal. Ai dredhon përmes një fjalie që e përsëriti në 4 emisione njësoj: “Unë nuk kam pasur asnjë lloj informacioni më shumë dhe asnjë dokument më shumë dhe ne këtu në kryeministri nuk kemi pasur më shumë se ato që ka zbuluar Birn dhe më pas Mother Jones dhe nëse do ta kisha, patjetër që do t’ia jepja zyrtarit të lartë të FBI-së”.

Interesant është të shikohet edhe reagimi që ka bërë qeveria shqiptare për të mohuar akuzat. Gazetës nuk i është përgjigjur vetë Edi Rama. madje as ai që bën zakonisht njeriun e tij të propagandës, Endri Fuga, por një zyrtare thuajse e panjohur me emrin Manjola Hasa. Duke qartë që një avokat i zoti i ka thënë kryeministrit të ekspozohet sa më pak me shpjegime…Në akt-akuzë e Washington Post, paragrafi 22 thuhet se: “Në 9 Shtator 2017, në Shqipëri, i pandehuri McGonigal u takua me Personin B dhe kryeministrin e Shqipërisë. Me kërkesë të personit A, i pandehuri McGonigal i kërkoi kryeministrit të Shqipërisë të ishte i kujdesshëm në dhënien e licencave për fushat e naftës në Shqipëri për kompani ruse. Personi A dhe Personi B kishin të dy interes financiar në vendimin e qeverisë për dhënien e licencave për nxjerrjen e naftës”

Si e rrëfen Rama takimin? Kryeministri i Shqipërisë mohon diskutimin për licenca nafte apo kompani konkrete. Në përgjigjen që përsëriti pak a shumë njësoj në katër intervista, Rama tha se biseda kishte qenë e përgjithshme për influencën ruse, madje e quajti një “bashkëbisedim miqësor të përgjithshëm”.

“Më ka treguar që puna e tij ka në fokus influencën ruse në tërësi, më foli për rajonin, ku influenca ruse është prezente, ndërsa në Shqipëri është inekzistente” tha Rama në intervistën për Grida Dumën në Top Channel. “Nuk ka folur ai me mua për asnjë lloj biznesi në favor të personave të tjerë” shtoi kryeministri gjatë intervistës. 

New York Post: Dorian Duçka në laptopin e Hunter Biden

Se kush gënjen për temën e bisedës në kryeministri do të kuptohet gjatë gjyqit që pritet të nisë në SHBA, kur McGonigal do të ketë versionin e tij të ngjarjeve Sa më shumë flitet për dosjen McGonigal, aq më shumë shtohen pikëpyetjet për rolin e Dorian Duçkës, të cilin Rama fillimisht e prezantoi si këshilltarin e tij pa pagesë.

Në akt-akuzë, Duçka përshkruhet si një njeri i punësuar në kryeministri, i pajisur me email të qeverisë shqiptare dhe me pasaportë diplomatike.

Bie në sy fakti se Rama tenton të distancohet nga këshilltari i tij, Dorian Duçka gjatë prononcimeve të tij. I pyetur për faturat e dëshmitarëve që Duçka ka paguar kundër lobistit të Bashës në Vjenë, Rama u shpreh: “Z. Duçka ka qenë këshilltari im i jashtëm. Person privat. Puna e tij se ç’ka paguar, ç’nuk ka paguar, për kë ka paguar, por ai nuk është në asnjë akuzë dhe këto janë insinuate

Por sipas gazetës amerikane New York Post. Shqiptarët e përmendur nga prokurorët e lidhin këtë skandal me Hunter Biden dhe kompaninë kineze të energjisë CEFC që i pagoi atij dhe xhaxhait Jim Biden miliona dollarë në një marrëveshje të cilës Joe Biden ishte planifikuar të bashkohej pas përfundimit të nënpresidencës së tij. Nga ana tjetër, Neza prezantoi McGonigal me një tjetër shqiptar me lidhje të mirë, Dorian Ducka, i cili ishte këshilltar i Ramës dhe gjithashtu punonte për CEFC.

Një fotografi e publikuar muajin e kaluar në median shqiptare me burim nga China Daily në maj 2017 tregon Ducka duke qëndruar me kryetarin e CEFC Ye Jianming, i cili i dha Hunterit një diamant 3,16 karatësh që vlerësohet të jetë 80,000 dollarë në shkurt 2017.

Ju gjithashtu vendosi Hunter-in në një mbajtës ligjor prej 1 milion dollarësh në mesin e vitit 2017, i cili përfundimisht u pagua për të ndihmuar kolegun e CEFC Patrick Ho pas arrestimit të tij. Dikush me të njëjtin emër të pazakontë si Duçka shfaqet në laptopin e braktisur të Hunterit në një diskutim me email rreth CEFC midis Hunter dhe bashkëpunëtorëve James Gilliar dhe Rob Walker.

“Dorian ishte një ndihmë e vërtetë që herët, kështu që ne duhet të shqyrtojmë se si ta përfshijmë atë,” shkroi Gilliar në emailin e 13 majit 2017. “Nuk ka si të mos e bëjmë,” përgjigjet Hunter, “dhe nëse shumica thotë jo, do ta heq nga paga ime.” Kjo ishte bujari jo karakteristike nga Hunter, i cili në atë kohë po qante i varfër për partnerët e tij të biznesit dhe kërkonte një ulje më të madhe të fitimeve.

“Hunter nuk do të hiqte asnjë qindarkë”, thotë një burim, i cili beson se “Doriani” i përmendur mund të jetë Ducka, pasi Gilliar kishte bërë biznes për CEFC në Shqipëri.

Ajo që shpesh ka qenë zhgënjyese për njerëzit në Ballkan është se, shpesh, kur shfaqen këta zyrtarë të lartë perëndimorë, në vend që të përdorin pozicionet e tyre për të ngritur lart luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, duket sikur zbresin në nivelin shqiptar dhe bëhen pjesë e lojës.  

Epilogu

Një pohim i mundshëm i Agron Nezës se ai mund të ketë vepruar si agjent i huaj i paregjistruar në favor të Ramës, do ta zhyste poshtë Ramën në raport me drejtësinë amerikane sipas të Aktit të Regjistrimit të Agjentëve të Huaj, siç përmendet në pikën 16.

Akti i Regjistrimit të Agjentëve të Huaj (FARA) është një ligj i Shteteve të Bashkuara që kërkon që individët dhe organizatat që veprojnë si agjentë të drejtorëve të huaj në një kapacitet politik ose pothuajse politik, të zbulojnë marrëdhëniet e tyre me njësinë e huaj dhe të japin informacion në lidhje me aktivitetet dhe financat e tyre. Qëllimi i FARA-s është të sigurojë që qeveria amerikane dhe qytetarët e saj janë të informuar për burimin e informacionit dhe identitetin e atyre që përpiqen të ndikojnë në politikën e SHBA-së ose opinionin publik në emër të interesave të huaja. Sipas FARA, individët dhe organizatat të cilëve u kërkohet të regjistrohen si agjentë të huaj duhet të paraqesin raporte të rregullta në Departamentin e Drejtësisë së SHBA-së që detajojnë aktivitetet dhe transaksionet e tyre financiare. Mosrespektimi i FARA mund të rezultojë në dënime penale dhe civile, duke përfshirë gjoba dhe burgim.

E njëjtë me pozitat e Michael Flyyn. Deri në periudhën e tranzicionit presidencial në 2016-2017, edhe Michael Flynn ishte duke punuar fshehurazi në një projekt të drejtuar nga qeveria turke që përfshinte përpjekjet për të diskredituar klerikun turk disident në SHBA (Fetullah Gulen). Në vetë ditën e zgjedhjeve, Flynn botoi një rubrikë ku kritikonte Gylenin dhe lavdëronte Turqinë, pa zbuluar se Turqia qëndron pas përpjekjes (diçka që më vonë do të çonte në shkeljet e tij të Aktit të Regjistrimit të Agjentëve të Huaj. Flynn atëherë vendosi të shtyjë dënimin e tij në mënyrë që prokurori Sullivan të mund të qetësohej dhe të peshonte bashkëpunimin e tij të plotë me qeverinë në hetime të shumta, duke përfshirë ndjekjen penale të ish-partnerit të tij lobues në Turqi, Bijan Kian, nga Virxhinia, në vendimin nëse do të dërgonte oficerin e përgjithshëm në pension në burgun federal.

Flynn shpëtoi pasi u fal nga ish-presidenti Trump, por Ramën, nëse është i implikuar, kush mund ta falë?

One Response to “PISTAT E AFERËS MCGONIGAL – RAMA

Read below or add a comment...

  1. karadakliu says:

    Ma shume po kane qejf shqiptaret e Salihut dhe Metes qe Rama te del nje mik i ketij kodoshit te FBI-se amerikane edhe pse Ameriket nuk e permend Ramen apo ndonje tjeterete afert mke kete afere. jashte Amerikes.Poketa kodoshet tane opozitare,nga menia qe kane ndaj pozites shqiptare,trillojne dhe mundohen te “”mbrojne””Ameriken.